“I lidhur me krimin më keq se Kajmaku me shokë” – Berisha publikon denoncimet për kryebashkiakun e Lushnjës: Merr ‘vizë’ dhe bëhet lesh me alkool çdo natë!

Jan 4, 2020 | 19:31
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dy denoncime të qytetarëve që lidhen me kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe,i plagosur ditën e 31 dhjetorit me granatë në zyrë nga ish-shoferi i tij.

Fatos-Tushe-compressor-590x354

Në denoncimet e Berishës shkruhet se nëse Tushe do të hetohet do të dalë I lidhur me krimin, më keq se Agim Kajmaku me shokë, ndërsa shtohet se ai merr edhe drogë (vizë) e shpesh rri i dehur.

Ndërsa në denoncimin e dytë thuhet se plagosja e tij erdhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes tij dhe ish-shoferit, Gëzim Saraçi.

Denoncimet:

Akuzohet kryetari i Bashkise se Lushnjes si i lidhur kembe e koke me krimin! sb

Pershendetje dr

Po ju shkruaj per tu lutur me shume qe ju dhe partia demokratike te hetoj #URGIENTISHT per kryetarin e bashkis Lushnje sepse ne do hetoni ai dal me keq i lidhur me krimin se Kajmaku me shoke. Vec te hetoni kush e zoteron sot tregun e fruta perimeve dhe kush me merr tenderat ne Lushnje dalin pislliqet e tjera. Tushe ska asnje ndryshim nga Edi merr “viz” dhe behet lesh me alkol cdo nate. Klm

Pershendetje Doktor!!! Ngjarja qe ndodhi sot ne Lushnje eshte krejtesisht e zbardhur,jane prishjet e pazareve midis Z.Tushe dhe Gzim Saracit. Ne fillimet e tij kur ishte deputet dhe kandidoj per bashki Gzim Saraci ishte financuesi kryesor i kryetarit te bashkis se bashku me vellain e kryetarit qe erdhi nga SH.B.A. ndersa prishja e pazareve ndodhi ne vitin 2017. Kur u largua nga Gzim Saraci dhe u more peng nga tjeter kush….qe gjithe Lushnja e di. Gjithe te mirat z.Berisha

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura