I infektuar me koronavirus, mediat italiane zbulojnë datën e debutimit të Muriqit me Lacion

Sep 22, 2020 | 18:26
SHPËRNDAJE

Vedat Muriqi pritet të debutojë me Lacion në 17 tetor në sfidën  e javës së katërt të Serisë A kundër Sampdorias, pra pas gati një muaji kur firmosi me kryeqytetasit italianë.
muriqi (1)
Sipas mediave italiane, sulmuesi i ri i bardhekaltërve humbet takimet me Kaljarin, Atalantën dhe Interin.

Jo vetëm kaq, por rikuperimi i tij i plotë prej koronavirusit e detyron Muriqin të humbasë dhe 3 takimet e Ligës së Kombeve me Kosovën, të planifikuara për muajin tetor (Maqedoni e Veriut, Slloveni dhe Greqi).

Muriqi rezultoi pozitiv me COVID-19 pas analizave të kryera në Stamboll para nisjes drejt Italisë.

“Tronditet” Vedat Muriqi, merr lajmin e keq pas kalimit te Lacio. Nuk mund të luajë me skuadrën deri…
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura