Policia: Gruevski doli nga Shqipëria me makinën e ambasadës hungareze, pse nuk u arrestua…

Nov 15, 2018 | 18:22
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri maqedonas  Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

“Shtetasi Nikola Gruevski, më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë”, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

nikola-gruevski_1527449779-7263030

“Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim”, shtuan të njëjtat burime. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Gruevski nga është ndaluar nga autoritet shqiptare.

“Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, sqarohet më tej në njoftimin e Policisë.

Në njoftimin zyrtar, Policia nuk bën me dije se si ka hyrë Gruevski në vendin tonë.

Ndërkohë “Panorama” mëson se Policia e Shtetit po verifikon të gjitha kamerat e sigurisë për të parë dhe konfirmuar se nga cila pikë ka hyrë në Shqipëri Gruevski. Ndërkohë sipas burimeve të policisë, mësohet se nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë hyrë nga kufiri jeshil.

Sakaq, gjatë kohës kur ka dalë nga Shqipëria, për të nuk ka pasur një urdhër arresti si dhe ka qenë duke udhëtuar me makinë diplomatike, ç’ka i ka krijuar lehtësinë për të kaluar në kufi.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura