I derdhi bojë në kokë rektorit të Shkodrës, studentja tregon arsyet: Ja pse e akuzoj, tani kam frikë se…

May 13, 2019 | 15:09
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shfaqej momenti teksa Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër lyhej me bojë të zezë në kokë dhe trup. Po kush është studentja, Pranvera Paçi, që bëri me bojë rektorin.

pranvera1

Në një intervistë për tirananews.al ajo rrëfen dhe arsyen e veprimit të saj, si dhe akuzat ndaj rektorit.

1-Pranvera, ju ishit vajza e cila hodhi bojë ndaj Rektorit. A mund të na tregoni se çfarë ju shtyu që të ndërmerrni një hap të tillë?

Arsyeja e ndërmarrjes së këtij hapi ishte pas dhënies së vendimit për pezullim ndaj bashkëprotestues time dhe një arsye tjetër kryesore është që anuloi takimin e Zv. ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan i cili do vinte në Shkodër në lidhje me problematikat e tona, përgjigje që ju dha amerikanit ishte se unë si protestuese kryesore e paskam kërcënuar dhe marrë me dhunë sallën, arsye qe nuk u zhvillua takimi.

pranvera

2-A keni frikë së mund të përjashtoheni nga Fakulteti si ndëshkim?

Frika patjetër ekziston sepse ai veprim që unë e ndërmora me hedh poshtë tre vite sakrifice dhe pune për të marrë këtë shkollë, pasi këtë vit mund të më digjet diploma.

3- Në statusin tuaj në Facebook akuzoni Rektorin për mungesë transparence, për abuzime me fondet etj. A keni ndonjë rast konkret?

Zoti Rektor Adem Bekteshi në mënyrë absolute nuk ka treguar transparencë ndonjëherë me ne studentët duke filluar që me mbështetjen e pedagogëve të tjerë e deri tek presionet ndaj studentëve. Abuzimi me fondet ka ndodhur me godinën e re, madje e kam edhe të dokumentuar ndaj unë nuk kam vepruat më kot.

4-Për gjestin tuaj ka nga ata që e kanë përkrahur, por edhe ata që e kanë cilësuar të ulët ndaj figurës së pedagogut dhe për një student. Si do u përgjigjeshit?

Gjesti që unë kam bërë ka qenë një gjest simbolik sepse zoti Bekteshi ndaj nesh ka përdorur metoda komuniste, ndërsa unë përdora metoda moderne. Figura e tij nuk do ishte prekur kot çka do me thënë se ai është i implikur nëse nuk do ishte atëherë nuk do të ndodhte diçka e tillë, opinioni publik nuk ndalet secili është i lirë të shprehë mendimin e tij, por unë ec me parimin se inteligjenca më e lartë e njeriut është të shohë pa gjykuar.

5-A mund të na thoni a jeni anëtare e ndonjë forumi apo organizate?

Unë studentja Pranvera Paci nuk jam pjesë e asnjë partie politike forumi apo organizate. Kjo është e thjeshtë për t’u gjendur, dhe nëse ka diçka që unë kam mbështetur ndonjë parti kërkoj vetë pezullimin tim jo vetëm një vit, por të më heqin krejt të drejtën e studimit.

6-Kush është Pranvera Paci?

Pranvera Paci është studente juridiku viti i tretë, jo nxënëse e 10-ës ama sot ku jam, jam me forcat e mia të punës së palodhur për arritjet e ëndrrave të mia dhe për nxjerrjen e jetesës së një studenti pra edhe punoj edhe shkoj në shkollë, për këtë i them bravo vetes . Gjesti që kam bërë është plot koshiencën time pavarësisht se ka metoda të tjera komunikimi. Ky lloj incidenti nuk është personale me zotin Bekteshi si individ . Por në lidhje me figurën e tij po pasi nuk ka punuar siç duhet dhe nuk ka shfrytëzuar karrigen e tij në formë demokratike, por në mënyra të tjera.

Të shtunën u mblidh komisioni i etikës në lidhje veprimin tim, por pa praninë time, pa dhënë shpjegimet e mia PSE dhe arsyet u bë një gjyq në mungesë . Unë çështjen time do ta ndjek në rruge administrative ku do të marr të drejtën time pasi nuk kam bërë dhunim institucioni dhe individi. Kjo do të ndodhë pasi unë të marr në dorë shkresën e pezullimit tim. Gjithashtu nëse ndodh ky rast pezullimi me shkrese bashkë edhe me vajzën tjetër, atehere do të kemi përshkallëzim të situatës ku në krah do të vijnë edhe studentët e Tiranës në mbështetje tonën. Protesta jonë ka funksionuar gjithmonë të gjithë për një dhe një për të gjithë.

boje-rektorit3 boje-rektorit2 boje-rektorit1 boje-rektorit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura