I dënuar në Itali me 8.4 vite burg si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet 59-vjeçari në Durrës (Emri)

Apr 20, 2024 | 14:36
SHPËRNDAJE

Uniformat blu kanë vendosur në pranga një 59 vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

arrestim pranga

Viktor Leki u arrestua në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti fqinj.

Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06 mars 2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe  arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura