I ati i vrau të dashurin, 23-vjeçarja rrëqeth me dedikimin: Do ta çoj dëshirën tënde deri në fund…

Sep 23, 2018 | 22:42
SHPËRNDAJE

Kanë kaluar vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një 51 vjeçari, Rezmi Çaushaj, plagosi për vdekje Olsi Lelon, 38—vjeç, ndërsa sipas dëshmive thuhet se shkak ishte mospranimi i lidhjes që kishte viktima me vajzën e autorit.

Ditën e sotme kjo e fundit ka kushtuar një shkrim të dashurit të saj, ku në një postim në Instagram, 23-vjeçarja ndër të tjera shkruan se do ta çoj deri në fund dëshirën e tij.

Postimi i plotë i vajzës:

“75 ore pa ty Olsi im! Me mungon zeri jot! Me mungon shikimi jot dhe ai shkelqimi ne syte e tu! Me mungon Ols shtrengimi i dores tende dhe thoje t’kam jete, suada! Pse o Ols nuk ma degjove fjalen ate dite, pse? Ke luftuar me mish e me shpirt per mua zemer. Isha shume frikacake zemer, ti ishe i vetmi burim i energjise time dhe forces time! Kur te kisha prane isha njeri i tjetersuar. Me ngrije peshe, kur me thoje, suada ti m’ke zgjuar, nga gjumi! E kupton? Olsi ne kishim gjetur vetveten tek njeri-tjetri. Shume plane, endrra, deshira ishim duke u munduar t’i realizonim mes kesaj situate te rremujshme! Ols i vetmi motiv qe me ben te eci ne kete jete eshte shembellimi i fytyres tende! Une do ta coj deshiren tende deri ne fund zemra ime!”362219

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura