I akuzuar për abuzime s*ksuale, Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimet ndaj producentit të Hollywood: Prokurorët e çështjes kanë…

Apr 25, 2024 | 15:59
SHPËRNDAJE

Dënimi për përdhunim i producentit të fuqishëm të Hollivudit, Harvey Weinstein në vitin 2020, është rrëzuar nga gjykata e lartë e Nju Jorkut, me arsyetimin se ai nuk pati një gjykim të drejtë.

harvey weinsteinn

Gjykata e Apelit në Nju Jork gjeti se prokurorët u lejuan të thërrisnin dëshmitarë, akuzat e të cilëve nuk ishin pjesë e gjyqit.

Megjithatë, Weinstein nuk është një njeri i lirë. Ish-producenti 72-vjeçar ka vuajtur një dënim 23-vjeçar në një burg të Nju Jorkut me akuza për përdhunim dhe sulm seksual.

Ai do të qëndrojë në burg pas një dënimi në Los Angeles në 2022 për një tjetër përdhunim dhe sulm seksual, kur u dënua me 16 vjet pas hekurave.

Akuzat që rezultuan në dënime bazoheshin në dëshminë e Miriam Haley dhe Jessica Mann. Përveç kësaj, tre gra të tjera dëshmuan gjatë gjyqit si dëshmitare të “ veprimeve të këqija të mëparshme”.

Gjykata e Nju Jorkut mori vendimin e saj të enjten me 4pro dhe 3 kunder, duke urdhëruar mbajtjen e një gjyqi të ri.

Rasti Weinstein ishte një nga më të spikaturit që doli nga lëvizja #MeToo, e cila ekspozoi abuzimin seksual dhe sjelljen e keqe në nivelet më të larta të industrisë së filmit të Hollivudit dhe më gjerë.

Dënimi i tij, i shpallur nga aktivistët si një pikë referimi, u dëgjua për herë të parë nga Gjykata e Apelit e Nju Jorkut në shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura