Hynë me dhunë në banesë dhe i rrëmbejnë vajzën, e kërcënuan për të tërhequr kallëzimin, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Sep 7, 2018 | 14:02
SHPËRNDAJE

Tre persona janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë  pasi akuzohen se kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia shtetasen H.K.

Sipas njoftimit të policisë kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

policia-bulqize

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Dorjan Totraku, 29 vjeç

Izmir Gjetani, 24 vjeç

Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit).

E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia shtetasen H.K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj), dyshohet se vajza M.K, ka patur lidhje me shtetasin F.T).

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 302, 311, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale
“Heqje e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, “Kanosja”, parashikuar nga nenet 110, 278, 121/ a , 84, të Kodit Penal në ngarkim të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura