Hymni flamurit, 12 qershor 1913

Jun 12, 2019 | 15:41
SHPËRNDAJE

Nga Ilir Demalia

62353251_10219449209601931_7439871108955766784_n

“ Gjueni me top kolonel! Flamurit shqipëtar i ka hije me u përshëndet me top.”

Në 12 qershor 1913, At Fisha duel nëpër Shkodër… kudo shihte veç flamujt e Italise, Austro-Hungarisë, Anglisë, Francës, Malit Zi, po kërkund një flamur shqipëtar.

I zymtuem, Fishta u kthye në Qelën e tij në Kishën e Gjuhadolit.

I bani za djaloshit që shërbente ne kishë, “Gjelosh, merre një at flamur në qelen teme e shko ngjitu n’maje kumbanorese, lidhe aty flamurin kombëtar ne shtiz të valvitet si i ka hije n’tokë t’vet!”

Gjeloshi pa u gjegj vrrik në maje të kumbanores e ngriti flamurin kombëtar, si tha ATI.

Flamuri shqipëtar valvitej mbi gjithë flamujt e tjerë. Mbas kësaj, Fishta urdhëroj me lidhë me drita Kishën e Gjuhadolit me minaren e Xhamisë Fushë Çelës, veprim ky i vllaznimit shqipëtar dhe protestë kundër Fuqive Ndërkombëtare që mbanin të pushtuar Shkodrën.

Koloneli De Philipps, komandant i forcave nderkombëtare në Shkodër, dërgoj njerëz që të ulnin flamurin Shqipëtar, pasi akoma nuk dihej kujtë do ti takonte Shkodra… Dërgatës së tij Fishta i thote:
“Ai flamur valvitet i lirë në trojet e veta.”

Detyrohet te shkoj vetë koloneli De Philipps duke kërcënuar Fishtën se, “në qoftë se nuk ul flamurin nga kumbonorja Kishës, do të gjuej kumbanoren e kishës me top!”

Fishta i gjegjet në çast: “ Gjueni me top kolonel! Flamurit shqiptar i ka hije me u përshëndet me top.”

Po kët natë të 12 qershorit 1913 Vigani Veriut, shkruajti Himnin e Flamurit i cili u ndalua dhe nuk u përmend për 50 vjet dhe ne një farë mënyre e njëjta gjë vazhdon dhe sot.

Porsi fleta e Ejllit t’Zotit
Po rrehe Flamurii Shqipnis,
E thret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledh tok ndër cetë t’ushtris.
Bini, Toske, ju bini Gegë!
Si dy rrfe, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyese a t’gjith dëshmorë!
Trima, mbrende!me dorë!me dorë!
Për mbas Flamurit t’vet Shqyptari,
Kur rrokë per t’drejta t’veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vehet m’t leta.
Bini, Toske! etj.
Mbi njate Flamur Perendija
Me dore t’vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptare do t’jet Shqypnija:
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
Bini, Toske! ju bini Gegë!
Si dy rrfe, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyese a t’gjith dëshmorë!
Trima, mbrende!me dorë!me dorë!
Shka? a thue ‘i mend se atë tokë t’bekume,
Qi vete Zoti na ka dhanun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnume
E nji t’huej’t na kem m’i lanun?
Bini, Toske! etj.
Ah; jo kurr. Njiqind herë para
Kem’ me u shkri me gra, me fmi!
Kem’ me mbetë kortarë ndër ara,
Se me shkele lame t’huej’n n’Shqipni.
Bini, Toske!ju bini Gegë!
Si dy rrfe, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyese a t’gjith dëshmorë!
Trima, mbrende!me dorë!me dorë!
M’kambë, Sokola të Shqypnis
Flamuri i ynë, që, n’ajr po shtiellet
Si pol veshet t’Perendis,
Kah na ban hije prej qiellet.
Bini, Toskë!…
Ma mir dekë me u shue nën hije
T’Flamurit t’one ne fushë t’mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Për nën sukuj t’huejë t’Ballkanit.
Bini, Toske!…
Armët e besën na i njeh bota;
Trima n’za kem ‘pasun t’Parët,
Ke, thue, frige do t’ken Shqyptaret?!
Bini, Toske! etj.
Urra!djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p’r Atdhe!
Flamuri i yne, qe, u nis perpara:
Ndihmo, Zot, per Atme e Fe!
Bini, Toske!

Shtëpisë e Poetit Kombëtar dhe jo vetëm, por kryetarit te Komsionit Kongresit të Manastirit që vetëm në sajë të luftës dhe këmbnguljes tij kemi alfabetin shqip me gërma latine asht e rrenueme. Poetit, gjuhtarit, dramaturgut, piktorit, muzikantit, maratonomakut t’Pavarsisë, mbrojtësit ma t’madh të shqipëtarve, genit ma të nalt qe ka nxjerr kombi shqipëtar, monumenti më të madh kombëtar e çvarrosëm e ja hodhëm eshtrat në lumë. Ai që na dhuroj këto shkronja që shkrujmë sot, nuk ka varr, nuk ka shtëpi, nuk ka ende nje monument t’naltnuem.

Nuk mund të harrohet e as zhduket emri e vepra e tij përderisa të jetoj fjala Shqipni.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura