Humbjet e rënda të regjimenti elitar rus në Ukrainë/ Ishin shpresa e Kremlinit, por si u bënë simbol i dështimit

Apr 2, 2022 | 12:05
SHPËRNDAJE

Në çdo luftë, ka njësi që shquhen dhe të tjerë që bëhen simbol i dështimit. Regjimenti 331 i Parashutës së Gardës kishte shpresa të mëdha për të qenë i pari, por tani përfaqëson shpërbërjen e planit të Rusisë për një luftë të shpejtë.

ukraine reshtere ruse vdekje1

Komandanti i regjimentit, Sergei Sukharev, u vra në Ukrainë më 13 mars dhe pas vdekjes iu dha medalja si “Hero i Federatës Ruse”.

Në funeralin e tij, zëvendësministri i mbrojtjes, gjenerali Yuri Sadovenko tha se koloneli “jetoi për të ardhmen, për të ardhmen e popullit tonë, një të ardhme pa nazizëm”.

Sergei Sukharev

BBC raporton të paktën 39 anëtarë të tjerë të regjimentit elitar 331 kanë vdekur. Ata ishin pjesë e një kolone që u fut në Ukrainë përmes Bjellorusisë, udhëhequr nga forcat ajrore ruse, të njohura si VDV.

Objektivi i tyre primar ishte avancimi drejt kryeqytetit, por shumë shpejt u fut në një “ngërç” në rrethinat në periferi të Kievit: Bucha, Irpin dhe Hostomel.

Anëtarët e 331 e konsideronin veten si të zgjedhurin e ushtrisë ruse, shkruan BBC.

ukraine reshtere ruse vdekje2

Në një video të postuar në internet majin e kaluar, një gjeneral u thotë ushtarëve të Regjimentit 331 të Parashutës se ata janë “më të mirët nga më të mirët”.

Njësia shërbeu në Ballkan, Çeçeni dhe sulmin rus të vitit 2014 në rajonin Donbas të Ukrainës, si edhe mori pjesë në paradat e Sheshit të Kuq në Moskë.

Por në fillim të marsit u raportuan vdekje në radhët e 331. U desh kohë që trupat e tyre të ktheheshin në Kostroma, komuniteti ku ndodhet edhe baza e tyre, 300 km në veri-lindje të Moskës.

Në postimet në rrjetet sociale duket se disa e pranojnë shpjegimin e Kremlinit se lufta po zhvillohet kundër fashistëve ukrainas, ndërsa të tjerë shprehen të shqetësuar për mungesën e informacionit të besueshëm.

“Askush nuk di asgjë. Regjimenti 331 po zhduket. Pothuajse çdo ditë publikohen fotot e djemve tanë të Kostromës. Më Çfarë po ndodh? Kur do të përfundojë kjo? Kur do të ndalojnë së vdekuri njerëzit?”, shkruan një grua në përkujtimoren në rrjetet sociale për rreshterin Sergei Duganov.

Komenti i saj u pasua nga një tjetër, ku shkruhet: “Kostroma ka humbur kaq shumë të rinj, çfarë tragjedie”.

Një tjetër lutej: “O Zot, sa njoftime vdekjeje do të marrim? Të lutem ki mëshirë për djemtë tanë, ndihmoji ata të mbijetojnë, ktheji në shtëpi te gratë dhe nënat e tyre. Të lutem!”

ukraine reshtere ruse vdekje

Të flasësh për luftën në Rusi mbart rreziqe të mëdha, por ka shenja të humbjes së besimit tek argumentet e Kremlinit për arsyen e sulmit ndaj Ukrainës.

“Pse fëmijët e deputetëve nuk janë në vijën e parë? Shumica e tyre gjithsesi jetojnë në Evropë. Djemtë e zakonshëm po vdesin pa ndonjë arsye”, pyet një grua.

Një tjetër përdor një shprehje për të përshkruar Presidentin Vladimir Putin dhe vazhdon duke thënë se duke vendosur të “luajtur” ai “ka dërguar mijëra djem të vdesin”.

Në disa mure përkujtimore të V’Kontakte, ukrainasit komentuar: “Mbi 15.000 kanë vdekur dhe ata do të vazhdojnë të vdesin për sa kohë që do të vazhdojnë të marshojnë në tokën tonë. Askush nuk ju ftoi shpëtimtarë të frikshëm.”

Ndërsa një rus i përgjigjet: “Ushtarët tanë janë heronj të vërtetë. Rusët nuk kanë vrarë kurrë civilë e as fëmijë, gjë që nuk mund ta thuash për ukrainasit.”

Ukrainasit janë kapur pas humbjeve të 331-tës, duke bërë pretendime se regjimenti është “zhdukur”.

ukraine reshtere ruse vdekje5

Ilya Ponamarev, një ish-deputet rus dhe figurë opozitare që tani jeton në Kiev, thotë se njerëzit atje e shohin fatin e regjimentit “si një shembull të përsosur të karmës”.

Gjatë luftimeve të vitit 2014 në Donbas, 331-shi u konsiderua përgjegjës nga ukrainasit për vrasjen e qindra ushtarëve ukrainas në Ilovaisk, në shkelje të një marrëveshjeje për armëpushim.

Megjithatë, ka të ngjarë që Regjimenti 331 i Parashutës mund të jetë tërhequr nga Ukraina kohët e fundit.

BBC ka përpiluar një listë me 39 anëtarë të Regjimentit 331 të Parashutës të vrarë në Ukrainë. Megjithatë numri pritet të jetë më i madh, pasi lista është përpiluar deri më 13 mars.

Ndërkohë familjarë shprehet nuk do t’i marrin kurrë trupin e të dashurve të tyre, pasi kanë mbetur në fushat e betejave.

Regjimenti që u nis plot besim në shkurt, ka fituar atë lloj reputacioni që asnjë ushtar nuk do ta dëshironte kurrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura