Huaja kineze “gjunjëzon” buxhetin e Malit të Zi, Podgorica sytë nga Brukseli për ndihmë

Apr 15, 2021 | 20:01
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave dhe Kujdesit Social i Malit të Zi, Milojko Spajiç, njoftoi të enjten se qeveria ka në plan të negociojë me Bashkimin Evropian për shlyerjen e një kredie prej një miliard dollarësh të marrë nga Kuina për fazën e parë të papërfunduar të autostradës Bar-Boljare.

50254524756_6fe3cd28cb_o-scaled-e1618478305315-600x338

Spajiç shpjegoi se qeveria po kërkonte mënyra për të financuar projektin e saj më të madh të infrastrukturës në kushte më të favorshme.

“Mali i Zi po negocion me partnerët evropianë për të gjetur një mënyrë për të financuar në mënyrë më të favorshme projekte në vend, duke përfshirë autostradën. Nuk i kërkuam dikujt tjetër që të paguajë borxhet tona, por ndoshta t’i rifinancojmë ato në kushte më të favorshme ”, tha Spajiç për Nova.rs.

Segmenti Bar-Boljare përfaqëson pjesën malazeze të një autostrade që do të kalojë nga bregu i Adratikut deri në kryeqytetin serb, Beograd.

Segmenti malazez po ndërtohet nga China Road and Bridge Corporation, CRBC. Seksioni i parë është 85 për qind i financuar nga një hua prej 944 milionë dollarësh nga Exim Bank e Kinës.

Kësti i parë vjetor duhet të paguhet 67.5 milionë dollarësh i takon të paguhet në korrik.

Sipas të dhënave shtetërore nga dhjetori 2020, borxhi publik i Malit të Zi atëherë ishte i barabartë me 90.85 për qind të PBB-së, ndërsa kostoja e fazës së parë të autostradës prej 41 kilometrash u vlerësua të ishte e barabartë me 45 për qind të PBB-së.

Më 18 mars, zv/kryeministri Dritan Abazoviç i bëri thirrje BE-së që ta ndihmojë Malin e Zi të zëvendësojë borxhin që i detyrohet bankës Exim me një hua nga një bankë evropiane, duke theksuar se kjo do të ndihmonte në frenimin e ndikimit kinez.

Por më 12 prill, zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se BE-ja nuk do ta ndihmonte Malin e Zi të shlyente huanë e tij, edhe pse kjo do të nënkuptonte uljen e varësisë nga Kina.

“Duke folur posaçërisht për Malin e Zi dhe Kinën, BE-ja ka shqetësime mbi efektet socio-ekonomike dhe financiare të disa prej investimeve të Kinës të cilat mund të kenë efekte në vend”, tha ai.

“Ekziston rreziku i varësisë nga borxhi. Motivimi për të ndërmarrë hapa të tillë, marrja e kredive të tilla duhet të kontrollohet me autoritetet malazeze”, shtoi Stano.

Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, paralajmëroi se vendimi për të refuzuar mbështetjen e huasë së Malit të Zi ishte i pamend nga pikëpamja strategjike.

Më 15 prill, Von Cramon tha se qeveria e re malazeze duhet të zgjidhte “trashëgiminë financiare të liderëve të korruptuar të tillë si Milo Djukanoviç” – presidenti i vendit dhe kreu i ish-partisë në pushtet.

“BE-ja dikur bëri gabime në Greqi dhe Kina mori portin e Pireut. Tani qeveria kineze ka shansin (nëse Mali i Zi nuk e shlyen dot huanë) të marrë pjesët kryesore të vijës bregdetare të Malit të Zi”, tha Von Cramon në Tëitter.

Ish-qeveria e Malit të Zi e përshëndeti autostradën si një projekt thelbësor infrastrukture, ndërsa aktivistët civilë dhe partitë e atëhershme të opozitës thanë se ajo ishte mbiçmuar dhe pretendoi korrupsion.

Në mars 2019, OJQ-ja MANS ngriti akuza penale kundër ministrit të atëhershëm të transportit Ivan Brajoviç, duke e akuzuar atë se i kishte humbur buxhetit të shtetit rreth 134 milionë euro.

Ministri Spaiç pretendon se vetëm një e katërta e autostradës ka kushtuar 20 milionë euro për kilometër, duke e bërë atë një nga autostradat më të shtrenjta në botë.

Nëse Mali i Zi nuk mund ta shlyejë huanë e tij, kushtet e kontratës i japin Kinës të drejtën për të pasur qasje në tokën e Malit të Zi si kolateral.

Ambasada kineze në Podgoricë tha se Kina nuk ishte fajtore për problemet e borxhit të vendit.

“Mali i Zi ka marrë një hua prej 944 milionë dollarësh nga Kina për ndërtimin e autostradës Bar-Boljare, e cila është më pak se një e katërta e borxhit të përgjithshëm të Malit të Zi dhe norma e interesit për huanë kineze është vetëm 2 për qind, e cila është relativisht e ulët në raport me borxhin e përgjithshëm të Malit të Zi”, tha ambasada për EU Observer.

Afati për të përfunduar segmentin e parë u zgjat dy herë vitin e kaluar dhe kostot u rritën në 1.3 miliardë euro. Ministria e Investimeve Kapitale tha se pjesa mund të përfundojë deri në fund të 2021.

Mali i Zi është përpjekur dhe ka dështuar dy herë për të siguruar fonde nga Banka Evropiane e Investimeve për pjesën e dytë të autostradës. Dy studime fizibiliteti të kryera nga konsulencë ndërkombëtare në 2009 dhe 2012 zbuluan se vëllimet e parashikuara të trafikut nuk justifikonin shpenzimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura