Horoskopi i datës 8 Gusht 2020

Aug 8, 2020 | 7:54
SHPËRNDAJE

Dashi

Do jeni shumë të vendosur gjatë kësaj dite t’i zgjidhni të gjitha problemet që ju kanë dalë në jetën tuaj në çift. Me shpenzimet bëni sa më shumë kujdes.

Demi

Ditë rutinë do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Financat nuk do jenë katastrofike megjithatë gjendja do ketë disa tronditje.

Binjaket

Ata që janë në një lidhje dhe jetojnë bashkë me partnerin do kenë më shumë mosmarrëveshje nga të tjerët. Problemeve financiare do ua gjeni shpejt zgjidhjen.

Gaforrja

Dita sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Herë do dashuroheni plot pasion me partnerin dhe herë do keni mosmarrëveshje të forta.

Luani

Do jeni shumë të kthjellet sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do hidhni hapa të nxitura. Saturni do ju nxitë të tregoheni më të kujdesshëm me menaxhimin e të ardhurave.

Virgjeresha

Më shumë se kurdoherë tjetër do i jepni prioritet jetës suaj në çift. Në planin financiar duhet të bëni më tepër ekonomi nëse nuk doni që gjendja të përkeqësohet.

Peshorja

Do ndiheni si të braktisur nga partneri juaj gjatë kësaj dite. Financat duhet t’i riorganizoni sa më parë që të mundeni ndryshe gjendja mund të përkeqësohet.

Akrepi

Do jeni mjaft sensualë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndjeni sot. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm dhe gjendja do vazhdojë të mbetet mjaft e qëndrueshme.

Shigjetari

Do keni më shumë pavarësi nga partneri juaj gjatë kësaj dite dhe do bëni gjithçka që keni ëndërruar. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë më të arsyeshëm.

Bricjapi

Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Për financat nuk duhet të shqetësoheni aspak sepse gjendja do jetë goxha e qëndrueshme.

Ujori

Do kaloni disa momente të vështira sot juve që jeni më një lidhje dhe në mendje mund t’iu vijë edhe ndarja. Buxheti do vazhdojë të mbetet i ekuilibruar dhe aspak problematik.

Peshqit

Ndryshimet në jetën tuaj në çift do vazhdojnë edhe gjatë kësaj dite. Nëse doni që financat të mos jenë problematike, duhet të reflektoni disa herë para se të kryeni shpenzime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura