Horoskopi i datës 5 maj

May 5, 2015 | 8:31
SHPËRNDAJE

DASHI
Jeta juaj në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e prisnit sot. Edhe pse herë pas here do bëni përpjekje për të vendosur harmoninë, nuk do ia dilni dot.

 

DEMI
Do bënit mirë të mos e përzienit partnerin me çështjet profesionale. Në planin financiar dikush do iu ndihmojë mjaft të realizoni transaksionet e menduara.

 

BINJAKET
Lëreni të lirë partnerin sot të shprehet dhe të veprojë. Nuk duhet të kërkoni asgjë me ngulm sepse nëse është e shkruar, në mos një dite, ditën tjetër gjithçka do përfundojë.

 

GAFORRJA
Do jeni më tolerantë me partnerin gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente më të këndshme me njëri-tjetrin. Ai që keni në krah ka menduar t’iu bëjë një propozim të cilin nuk e prisnit.

LUANI
Marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente emocionuese pranë të dashurit tuaj të zemrës. Dielli do iu sjellë fat në planin financiar, megjithatë do bëni mirë të mos jepni hua.

 

VIRGJERESHA
Nëse keni kohë që jeni në një lidhje do kaloni momente pasionante dhe të zjarrta me atë që keni në krah. Shfrytëzojeni çdo sekondë dhe shprehini ndjenjat pa pushim.

PESHORJA
Pritet që dita e sotme të jetë e bukur për çiftet. Do i sqaroni një nga një të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do mendoni me qetësi për të ardhmen.

 

AKREPI
Nëse jeni në një lidhje, më në fund do ndiheni të lumtur. Financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme, megjithatë mos e teproni me shpenzimet.

 

SHIGJETARI
Jeta në çift do jetë shumë e këndshme sot. Partneri juaj do tregohet më i sjellshëm dhe do iu përkëdhelë në çdo moment. Në planin financiar do merreni seriozisht me menaxhimin e financave dhe do merrni masa strikte.

 

BRICJAPI
Jeta në çift nuk do ketë probleme sot, madje disa që kanë pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë ato. Në planin financiar nuk rekomandohet ndërmarrja e rreziqeve të mëdha.

 

UJORI
Më në fund do i sqaroni keqkuptimet në çift dhe do ndiheni më të qetë. Bashkëpunimi do fillojë të përforcohet dalëngadalë. Në planin financiar maturia duhet të mbizotërojë gjatë gjithë kohës.

 

PESHQIT
Jeta në çift nuk do përbëjë prioritet për ju sot. Marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë dhe gjithçka do ecë si duhet. Nëse keni menduar të bëni investime të mëdha, ka ardhur koha e duhur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura