Horoskopi i datës 4 korrik

Jul 4, 2015 | 8:31
SHPËRNDAJE

DASHI

 

Eshtë akoma një moment i vështirë ku rrezikoni të bëni një gabim pavarësisht nga cfarëdolloj vendimi të merrni do të jetë e vështirë të gjeni zgjidhje.Do ndiheni të lënë pas dore nga partneri. 

 

DEMI

 

Jini të disponueshëm me atë që e meriton sepse; në kohën e tij gjithmonë ju ka ndihmuar.Disa momente pesimizmi do të kaloni kur të jeni në krahët e atij që ju do,e që arrin gjithmonë të zgjojë pasionin brënda jush.

 

BINJAKET

 

Normalisht të mbyllësh javën me Mërkurin e Marsin është garancia më e mirë për të kaluar ditw tw bukura. Mw partnerin gjithccka do tw jetw hamornomike.

 

GAFORRJA

 

Kërkoni të sqaroheni me kolegen tuaj e mundohuni të vini paqen midis jush. Mirësjellja dhe harmonia me njerëzit që ju qëndrojnë pranë do t`ju bëjnë të kaloni një ditë shumë të bukur.

 

LUANI

 

Fundi i javës  do tw  jetw mbreswlwnws, por kujdes të mos pranoni besimin e dikujt që po mundohet të planifikojë diçka kundra jush. Gjithsesi ju jeni i fituari pa hasur asnjë problem. 

 

VIRGJERESHA

 

Tregohuni më të sinqertë me dikë që po mundohet t`ju ofrojë ndihmën e tij. Jeni shumë dyshues ndaj të tjerëve. Mos e refuzoni propozimin e dikujt në lidhje me fillimin e një kompromisi.

 

PESHORJA

 

Nuk keni asnjë motiv për të kërkuar falje. Përballuni me përgjegjësitë e reja që do të gjeni në punë. Yjet janë të sqaruar nga ana juaj e ju lejojnë ti jepni të drejtë ndjenjave të zemrës.

 

AKREPI

 

Sot,do t`ju kërkohet diplomaci për të trajtuar një projekt pune me shumë përgjegjësi,e shumë shpejt puna e bërë prej jush do të vlerësohet e do t`ju ngrejë në detyrë.

 

SHIGJETARI

 

Kjo është një periudhë me të vërtetë plotë me paknaqësira.Do të keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Mundohuni ti jepni atij një shans të dytë,në fund ai ju do pavarësisht nga gjithçka.

 

 

BRICJAPI

 

Cilado qoftë fusha juaj, mos u mundoni të jeni origjinalë me çdo kusht, por shprehni dëshirat tuaja e do të shikoni rezultatet më pas. Edhe në fushën afektive do të arrini të fantazoni shumë.

 

 

UJORI

 

Edhe pse keni më shumë se një arsye për të gjykuar sjelljen e partnerit,yjet ju këshillojnë të leni pas çdo diskutim apo sqarim sepse sot mungesa e durimit rrezikon të përkeqësoni situatën. 

 

PESHQIT

 

Hëna ju këshillon të pranoni një ftesë: të dilni me njerëz e të argëtoheni, do t`ju bëjë mirë.Do të përmisojë humorin tuaj e ju jep kurajon që ju mungonte për t`ja rifilluar nga fillimi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura