Horoskopi i Datës 30 Qershor 2016

Jun 30, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

Dashi

Jeta në çift nuk do të jetë shumë e mirë sot. Mos kërkoni t’ua vini fajin yjeve apo të tjerëve, por gjeni përgjigjen te vetja. Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë pwr tw reflektuar.

Demi

Pas një periudhe me dyshime për jetën tuaj në çift, më në fund do jeni të sigurt për atë që doni dhe do të bëni ç’është e mundur për të prekur lumturinë. Do jeni bashkëpunues sot.

Binjakët

Në çift gjithçka do të shkojë mirë, por vetëm nëse veproni me takt dhe butësi. Shmangini sa më shumë debatet për temat e kota. Ka gjasa që fati t’ju buzëqeshë sot në planin financiar.

Gaforrja

Nëse keni pasur probleme në çift, tani ka ardhur koha që t’u jepni fund. Afërdita do ta qetësojë situatën dhe do të flisni më shumë me personat e dashur. Nuk duhet të nxitoheni për asgjë. Financat do të jenë të qëndrueshme.

Luani

Mos u tregoni shumë kërkues në jetën në çift por lëreni të lirë partnerin, sepse ka rrezik që të lindin debate dhe tensione. Fatmirësisht Afërdita do t’ju bëjë më joshës dhe sharmantë, duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

Virgjëresha

Klima në jetën në çift do të jetë e mirë. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën dhe kënaqësitë që do të përjetoni, do të jenë të shumta. Do të keni probleme me financat, ndaj tregohuni sa më të matur.

Peshorja

Marsi në shenjën tuaj ka rrezik të krijojë një klimë të acaruar në çift. Ndërkohë Venusi do të përpiqet ta rregullojë situatën. Do të takoni dikë dhe do t’ju duhet të merrni një vendim të vështirë.

Akrepi

Do të tregoheni shumë të hapur sot në jetën tuaj në çift dhe do ta forconi lidhjen që keni krijuar. Pas disa kritikave të partnerit për mungesë entuziazmi dhe dinamizmi, do të filloni të ndryshoni.

Shigjetari

Nëse jeni çift, Plutoni do t’ju ndërlikojë lidhjen. Ka shumë gjasa të bini në dashuri me dikë tjetër që sapo e keni njohur. Nëse jeni vetëm, më në fund do të vijë edhe te ju pasioni i munguar.

Bricjapi

Jeta në çift do të ketë prioritet për ju sot. Do t’i hidhni pas krahëve të gjitha problemet dhe konfliktet që keni pasur dhe do të mendoni për të ardhmen. Fati do të jetë në anën tuaj në planin financiar.

Ujori

Falë Afërditës në shenjën tuaj do kaloni momente pasionante me partnerin. Do jeni të gatshëm për të bërë sakrifica të mëdha. Bëni sa më parë një riorganizim të financave, sepse koha kalon më shpejt sesa mendoni ju.

Peshqit

Do ta keni më të lehtë të kuptoheni me atë që keni në krah. Tregohuni më tolerantë dhe pranojini gabimet tuaja. Do të jenë të shumtë planetët që do të ndikojnë në jetën sentimentale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura