Horoskopi i datës 3 mars 2015

Mar 3, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Dashi (21 Mars-20 Prill)

Karakteri juaj ka shumë anë pozitive. Jeni të ndershëm, ju pëlqen të keni respektin e të tjerëve. Mundoheni shumë për këtë, por jeni edhe shume impulsiv dhe nuk humbisni kohë kur ju pëlqen diçka. Mundoheni menjëherë që ta keni. Viheni menjëherë në veprim dhe këmbëngulni deri sa dicka tjetër t’ju tërheqë vëmendjen. 

Demi ( 21 Prill-20 Maj)

Duhet ta keni gjithçka gati, mendoni më parë të krijoni baza të forta që më pas të vazhdoni të bëni realitet projektet. Konstantja është një pikë në favorin tuaj, ja dilni pothuajse gjithmonë në gjithcka që bëni. Konkretizimi i zgjedhjeve tuaja ju bën të urryeshëm përkundrejt rreziqeve. Në fakt, nuk ju pëlqen t’ju ndjekin pas.

Binjakët (21 Maj-21 Qershor)

Kurioziteti është arma jauj më e fortë dhe cilësia më e mirë që keni. Doni t’i njhni të gjithë dhe të njihni gjithcka. Ju pëlqen të mësoni gjëra të reja por ndonjëherë në të njëjtin vrull me të cilin përkushtoheni për të ditur gjithçka, i braktisni projektet pa filluar akoma. Koherenca nuk është arma juaj më e fortë. Jeni të aftë të përfshini të tjerët në mënyrë kaq të plotë dhe totale që në fund ia dilni që të keni miq të cilët do të punojnë për ju. 

Gaforrja (22 Qershor-22 Korrik)

Të sjellshëm, të dashur, të kuptueshëm. A njihni miq gaforre? Sigurisht që po. Për ju, kushdo mund të thotë se mund të gjejë mbështetje dhe mbi të gjitha nuk i bëni asnjëherë të vënë në dyshim të tjerët për gatishmërinë tuaj sepse mundoheni gjithmonë t’u drejtoheni me mirësjellje edhe atyre që ju kërkojnë më teper seç duhet. Një defekt e keni edhe ju, jeni paska të druajtur. 

Luani (23 Korrik-22 Gusht)

Pavarësisht se keni një cilësi të theksuar për të urdhëruar dhe për të qenë lider, jeni në gjendje të dhuroni me spontanitet të madh. Njerëzit që ju rrinë pranë mund të jenë të qetë dhe të gëzojnë mbrojtjen tuaj. Shenjoni territorin dhe bëni pjesë tuajën me shumë krenari ashtu sic dinë të bëjnë luanët. Ambicia është një tjetër pikë në favorin tuaj. Nuk ju ikën asgjë kur doni të arrini një objektiv të rëndësishëm.

Virgjëresha (23 Gusht-22 Shtator)

Ju pëlqen puna e lodhshme.Nuk keni frikë të përballeni me ditë të vështira sepse dini si të organizoheni. Ndonjëherë ju konsiderojnë kunjaxhi, por precizioni, krijohet gjithmonë nga vëzhgimi i kujdesshëm. Jeni gjthmonë në kërkim të perfeksionit. Prandaj kërkimi është gjithnjë i vazhdueshëm. Nuk rrini asnjëherë në një vend apo me të njëtjën ide. Për këtë jeni shpesh të pavendosur për arsye se përse nuk dini të linin një gjë dhe të nisni dicka tjetër.

 Peshorja  (23 Shtator-23 Tetor)

I peshoni fjalët kur flisni dhe mundoheni gjithnjë të jeni të respektueshëm. Keni cilësi të shkëlqyera të dashur peshore. Preferoni të braktisni rrugën tuaj se sa të lëndoni ndienjat e të tjerëve apo t’i zhgënjeni. Por kjo gjë kërkon edhe shumë sakrifica të cilat jo gjithmonë duhet t’i bëni dhe që me të drejtë ju bëjnë të pasigurtë. Në çdo rast harmonia është shoqëruesja juaj, nuk dëshironi asnjëherë të ndaheni nga ajo dhe e kërkoni më çdo mënyrë.

 Akrepi (24 Tetor-22 Nentor)

Jeni të mencur, hetues dhe mbi të gjitha dyshues. Për këtë arsye, e gjeni zgjidhjen gjithmonë para të tjerëve, sepse keni një intuitë të jashtëzakonshme. Jeni një çikë si shumë introvers, dhe shumë të thellë në intimitet. Të lindurit në shenjën e akrepit nuk dorëzohen asnjëherë përballë vështirësive por luftojnë deri sa të shkojnë në fund.

Shigjetari (23 Nentor-21 Dhjetor) 

Optimistë dhe pozitivë, kërkoni gjithmonë të gjeni anën e mirë të gjërave por edhe tek njerëzit. E tashmja nuk ju tremb se keni besim në të ardhmen. Ndonjëherë, kjo ju bën të jeni më të padjallëzuar seç duhet, por duke qenë se e bëni në mënyrë spontane dhe pa djallëzi, ju falet edhe kjo, dhe edhe fati duket se është pozitiv ndaj jush.

Bricjapi (22 Dhjetor-20 Janar)

Jeni të qendrueshëm dhe të durueshëm, të dashur miq bricjapë dhe ndoshta edhe shumë serioz. Ju pëlqen të mundoheni për kauzat tuaja dhe koha nuk ju tremb, përkundrazi sa më ngadalë të shkojnë gjërat, më mirë është. Për ju, kjo përfaqëson një garanci. Njerëzit mund të besonë tek ju, jeni të ndershëm dhe besnikë dhe aftësia juaj e përqendrimit për të arritur objektivat, është për t’u admiruar dhe për t’u pasur zili.

Ujori (21 Janar-19 Shkurt)

Jeni mendjehapur ju të lindurit në shenjë e ujorit, veproni gjithmonë duke besuar se të tjerët do t’ju lënë ta bëni, pikërisht ashtu sic ju i lini të lirë ata që ju rrethojnë pa i kushtëzuar dhe pa i gjykuar. Jeni miq të shkëlqyer dhe adhuroni të bëni miqësi të reja. Nuk jeni llafazanë, por ju pëlqen të bashkëbisedoni dhe të komunikoni me të tjerët.

Peshqit  (20 Shkurt-20 Mars) 

Jeni natyrë ëndërrimtarë. Për ju nuk ekzistojnë kufijtë por vetëm e pafundmja. Humbisni në dashurinë me pasion, por kjo ju bën të dobët dhe lëhtësisht të ndikueshëm.

Askush nuk është perfekt, por në jetën tuaj do të gjeni gjithmonë dikë që do të dijë t’ju tregojë udhën dhe nuk do të rreshtni kurrë së shprehuri mirënjohjen tuaj. Të ndershëm, besnikë deri në kufijtë e të pabesueshmes, do të gjeni gjithmonë mënyrën për të ndihmuar ata që janë në vështirësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura