Horoskopi i datës 25 prill

Apr 25, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI

Nëse ndjeheni të vetmuar e të braktisur nga të gjithë mos u dëshpëroni. Gjithçka do të rinisë edhe njëherë nga e para duke u ndjerë përsëri të përkëdhelurit e fatit për ditën e sotme.

DEMI

Gjithçka në anën profesionale do ju shkojë mirë, por kjo s’do të thotë se gjithçka do të jetë mirë edhe në jetën personale. Kushtojini më shumë kohë partnerit, pasi dhe ai ka nevojë për prezencën tuaj.

BINJAKET

 S’është e thënë të jenë të gjithë të sinqertë dhe të besueshëm. Shikoni të tjerët dhe reagoni sipas mënyrës suaj të të vepruarit. Vetëm kështu do të ndiheni komod me veten tuaj.

GAFORRJA

 Përgjithësisht sot jeni të favorizuar. Gjendja shpirtërore është e mirë, si dhe pamja e jashtme mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem.

LUANI

Dukeni dinamikë, të përqendruar keni besim në mundësitë tuaja se mund t’ia dilni mbanë vetëm për gjithçka. Po kërkoni të qëndroni vetëm pa ju ndihmuar apo ju shqetësuar të tjerët por mos veproni kështu për shumë kohë.

VIRGJERESHA

Përpiquni të jeni sa më prezentë. Kujdes për ato që thoni dhe për mënyrën si doni t’i bëni gjërat. Jeni të acaruar me punën që s’po ju ecën edhe pse ju po lodheni shumë.

PESHORJA

 Duhet të dini të trajtoni sot një person prej të cilit mund të përfitoni shumë. Nëse duhet të veproni kështu duhet dhe ta bindni që do të jeni shumë besnik dhe gjërat nuk do keqësohen.

AKREPI

Do të ndjeheni pak të lodhur sot. Është e nevojshme të nguteni në punë që mund të keni kohë të mjaftueshme dhe për gjëra të tjera. Ju pret një mbrëmje plot surpriza, e cila do t’ju kënaqë pa masë.

SHIGJETARI

Sot nuk do të jeni të favorizuar nga yjet. Bëni kujdes sepse rreziku do t’ju vijë nga nuk e prisni. Mbani hapur sytë e veshët për të qenë të informuar mbi gjithçka.

 BRICJAPI

Mos u tregoni disponibël me të gjithë të paktën deri sa të jeni të qartë nëse gjërat ju interesojnë apo jo. Vetëm kështu mund të evitoni ndonjë problem.

UJORI

Nëse e keni mundësinë kërkojini eprorit tuaj për t’jua lënë të lirë mëngjesin. Një shëtitje apo një takim me një mik të vjetër do t’ju rikthejnë humorin.

PESHQIT

Bëni mirë ta filloni ditën me qetësi e të mos flisni para kohe, përndryshe do të krijoni situata të sikletshme në dëmin tuaj. Debati është zgjidhja më e mirë për të arritur aty ku dëshironi.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura