Horoskopi i datës 25 korrik 2015

Jul 25, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot do të merreni me një projekt që keni disa ditë që punoni për të. Ju do të bisedoni me një mik, ose partnerin tuaj, për të marrë informacione.

DEMI

Sot do t’ju vijnë ide të reja, që kanë të bëjnë me biznesin. Ju do të vendosni për të filluar një profesion të ri. Në këtë mënyrë, do të realizoni ato çfarë dëshironi më shumë.

BINJAKET

Sot do të jeni pjesë e një aktiviteti social. Ju do të takoni disa persona interesant, që do të ndikojnë në fillimin e projekteve të reja. Në mbrëmje argëtohuni me shoqërinë.

GAFORRJA

Sot do realizoni me sukses disa projekte në aspektin profesional. Në këtë mënyrë, do të keni më shumë të ardhura. Gjithashtu, organizoni një mbrëmje të këndshme me ata që doni.

LUANI

Sot do të shikoni vende me kultura interesante, që do të drejtojnë dëshirat tuaja në një projekt të ri krijues. Komunikimi me partnerin është i mirë. Në mbrëmje qëndroni me të.

VIRGJERESHA

Sot do të bëni disa blerje të reja për shtëpinë tuaj. Për këtë do të merrni mendime nga miqtë. Mbrëmjen do ta kaloni në shtëpi duke qëndruar në shoqërinë e miqve më të mirë.

PESHORJA

Sot do të jeni pjesë e aktiviteteve sociale. Ju do të filloni një projekt të rëndësishëm biznesi. Për këtë do të ndikojë dhe partneri juaj, pasi do t’ju disa ide interesante.

AKREPI

Sot do të merrni informacione të reja, që kanë të bëjnë me karrierën dhe biznesin. Ky është një zhvillim pozitiv dhe favorizues për ju. Kështu, do të keni më shumë të ardhura.  

SHIGJETARI

Sot do të ketë disa ndryshime, pasi do të merrni disa ide të reja. Ju do të filloni një projekt të ri, që ka të bëjë me librat. Me partnerin do të bisedoni diçka që ka të bëjë me ju.

BRICJAPI

Sot do të lexoni një libër që ka interes për ju. Çfarëdo informacione që do të merrni, mund ta shkruani në një vend të rëndësishëm. Në mbrëmje bisedoni me partnerin për këtë.

UJORI

Sot do të organizoni një udhëtim me disa nga miqtë tuaj. Kjo është ditë pozitive që gjithçka të shkojë ashtu siç doni ju. Në aspektin profesional do të filloni projektin e ri.

PESHQIT

Sot keni dëshirë të merreni me punë artistike. Kjo punë do të ndikojë pozitivisht te eprorët tuaj. Ata do të ndikojnë që ju të veproni në bazë të talentit tuaj, pasi keni sukses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura