Horoskopi i datës 24 Maj 2016

May 24, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Do të jeni mjaft dinamikë. Në ambientin e punës do të keni mjaft sukses duke marrë edhe vlerësime. Në aspektin afektiv partneri ju do shumë edhe pse nuk e vini re.

DEMI

Gjatë ditës së sotme do të takoni një person I cili do ju ndihmojë shumë në punën tuaj. Në aspektin  do të shkoni mirë me partnerin në çdo aspekt.

BINJAKET

Duhet të vlerësoni me shumë kujdes zgjedhjet tuaja. Në ambientin e punës nuk duhet të mposhteni nga paqartësitë pasi rruga  e nisur është ajo e duhura. Në aspektin afektiv do të tërhiqeni nga një ide ekzaltuese e partnerit.

GAFORRJA

Gjatë kësaj periudhe do të keni mundësi  të ndryshoni drejtim në jetën tuaj. Në ambientin e punës yjet ju sugjerojnë të jeni më të hapur me personat që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të frekuentoni ambiente të reja.

LUANI

Gjatë ditës së sotme falë ndikimeve planetare, nëse jeni singëll do të takoni dikë që do ju tërheqë. Në punë dikush do të përpiqet t’ju imponojë diçka por nuk do t’ia arrijë qëllimit.

VIRGJERESHA

Gjatë ditës së sotme yjet ju sugjerojnë të evitoni sjelljet jo të hijshme për shkak të nervozizmit tuaj. Në ambientin e punës do të sqaroni pozicionin tuaj gjatë një diskutimi. Në aspektin afektiv nuk do të pranoni ndërhyrje në marrëdhënien tuaj.

PESHORJA

Gjatë ditës së sotme mund të lindë një konflikt me një mik ziliqar, por që do ju shërbejë për ta njohur më mirë. Në ambientin e punës yjet ju sugjerojnë të mos influencoheni nga askush.

AKREPI

Në punë, gjithçka do ta bëni me dëshirën me të madhe, pasi nuk ju mungojnë energjitë pozitive për të vepruar. Në dashuri, do të jeni mjaftë delikatë dhe të kujdesshëm në përgjigjet tuaja kundrejt partnerit.

SHIGJETARI

Gjatë ditës së sotme për të kaluar një moment pavendosmërie do të ngushëlloheni nga një mik. Në ambientin e punës mos u jepni shumë rëndësi hollësirave. Në aspektin afektiv gjithçka do të shkojë për mirë.

BRICJAPI

Sot, do të keni mbështetjen dhe besimin e miqve tuaj, për çdo gjë. Në punë, do ti besoni një mundësie unike që do t’ju vijë shumë shpejt. Në dashuri, nëse jeni vetëm, do të impresionoheni nga një njohje e re.

UJORI

Në punë, do të jetoni në një harmoni të plotë, me kolegët tuaj. Në dashuri, kjo fazë rezulton të jetë e qetë.

PESHQIT

Sot në ambientin e punës do të jeni mjaft të kënaqur me rezultate e marra. Në aspektin afektiv do ju duhet të luftoni për të arritur objektivat tuaja. Një këshillë: mos u dorëzoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura