Horoskopi i datës 2 maj 2016

May 2, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Do jeni më të qartë në hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra kanë për të ndryshuar njëherë e mirë në jetën tuaj në çift. Në planin financiar do keni probleme prandaj mundohuni të shpenzoni me maturi.

Demi
Të dashuruarit do i kushtojnë më shumë se kurrë vëmendje partnerit të tyre dhe nuk do e lënë për asnjë çast të mërzitet. Mosmarrëveshjet e së shkuarës do i lini pas krahëve edhe pse ju kanë lënduar.

Binjakët
Shprehini sa të mundni ndjenjat gjatë kësaj dite dhe do përjetoni kënaqësi dhe emocione të njëpasnjëshme. Partneri do ju përgatisë surpriza pa fund.

Gaforrja
Do afroheni edhe më shumë me partnerin tuaj sot dhe do flisni me të për temat delikate të së shkuarës. Në planin financiar gjithccka do të ecë sipas parashikimeve tuaja.

Luani
Më në fund do vendosni rregull në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni shumë më të qetë. Të dy do i kuptoni gabimet e bëra dhe do gjeni mënyrën e duhur për të kërkuar falje.

Virgjeresha
Ditë fantastike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do dashuroheni si kurrë më parë me partnerin dhe do bëni plane afatgjata.  Në aspektin financiar menaxhojini me kujdes të ardhurat dhe gjithçka do shkojë më së miri.

Peshorja
Qetësia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift. Do merreni vesh për gjithçka me personin që keni në krah dhe komunikimi do mbetet i mirë.

Akrepi
Ditë rutine do jete kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur dhe herë pas here do mërziteni.

Shigjetari
Nuk do ndiheni aspak mirë sot juve që jeni në një lidhje dhe do keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin. Qëndroni pak larg tij dhe reflektoni gjerë e gjatë.

Bricjapi
Çiftet ka rrezik t’i hedhin sytë diku tjetër dhe ta tradhtojnë atë që kanë në krah. Sado që të mundohen ta fshehin ajo do dalë në dritë dhe problemet do jenë serioze. Kujdes!

Ujori
Ditë mjaft e favorshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do kërkoni falje për gabimet e bëra. Kujdes me shpenzimet.

Peshqit
Juve që jeni në një lidhje duhet të shikoni mirë rreth e rrotull sepse ka disa persona që po bëjnë të pamundurën t’iu prishin harmoninë. Për financat do kujdeseni në çdo moment dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura