Të majtët festojnë Çlirimin me portretin e Enver Hoxhës në sfond, reagime në profilin e Ramës

Nov 30, 2013 | 8:01
SHPËRNDAJE

Në ditën e Çlirimit, nderimit të heronjve dhe dëshmorëve të atdheut nuk ka munguar edhe shpalosja e portretit të ish diktatorit, Enver Hoxha. Gjatë kohës që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri, Edi Rama bënë homazhe tek monumenti “Nënë Shqipëri”, ashtu siç duket edhe nga fotografitë e shpërndara nga Rama, është ngritur lart portreti i Hoxhës.

profilin e Ramës në Facebook ka patur menjëherë reagime lidhur me shfaqjen e portretit te diktatorit.

“Ne foto, ne sfond, duket portreti i diktarorit Enver Hoxha. Nje akt i turpshem dhe fyes. Eshte e njejta gje, sikur, ne nje feste kombetare ne Gjermani, te shfaqej portreti i Hitlerit. Jo, kurre me! Asnje tolerance kundrejt simboleve te dhunes, vujatjeve dhe krimeve ndaj popullit shqiptar!”- shkruan një ndjekës i Ramës.

“Enveri ka qenë burrë shteti”- shkruan një tjetër.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura