“Hitleri kishte gjak hebre”- Rusia nuk i ndal sulmet ndaj Izraelit: Po mbështesni regjimin neo-nazit të Kievit!

May 3, 2022 | 11:49
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme e Rusisë ka vijuar sulmet diplomatike ndaj Izraelit edhe mëngjesin e kësaj të marte.

lavrov1

 

Në një postim në Twitter Ministria e Jashtme ruse nënvizon se deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit, Yair Lapid, tregojnë qasjen e vendit hebre për të mbështetur regjimin neo-nazist të Kievit.

“Ne i kushtuam vëmendje deklaratave antihistorike të kreut të ministrisë së jashtme izraelite Yair Lapid, të cilat shpjegojnë në masë të madhe kursin e qeverisë aktuale izraelite për të mbështetur regjimin neo-nazist në Kiev”, shkruan ministria ruse në Twitter.

Postimi lidhej me një ese prej 900 fjalësh mbi atë që Moska pretendon se është dëshmi e antisemitizmit në Ukrainë dhe një mësim historie mbi atë që ata thonë se është dëshmi e bashkëpunimit të hebrenjve me nazistët para holokaustit.

Përplasja diplomatike mes dy vendeve lindi pasi deklaratave të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në fundjavë, i cili tha se Adolf Hitler kishte origjinë hebraike. Lavrov e bëri këtë pohim në një televizion italian kur u pyet se pse Rusia po kryen “denazifikimin” e Ukrainës, kur vetë presidenti ukrainas është një hebre.

Izraeli kritikoi Lavrovin dje, duke thënë se pretendimi i tij ishte një gënjeshtër “e pafalshme” që poshtëron tmerret e Holokaustit nazist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura