Konkursi “ngjarje e vërtetë” nga Vodafone, një mundësi për të parë historinë tuaj në ekranin e madh

Mar 31, 2014 | 17:11
SHPËRNDAJE

Ne jemi brez i teknologjisë dhe nuk ka dyshim që zhvillimet teknologjike ditë pas dite po bëhen pjesë e çdo momenti të jetës tonë. Komunikimi përmes celularit dhe tashmë smartphone-ve ka qenë zhvillim historik që ka sjellë ndikim real në jetët e njerëzve. Sikundër me çdo zbulim të rëndësishëm që ka bashkëshoqëruar zhvillimin e njerëzimit, tashmë është radha që e mjetet të teknologjisë së informacionit të bëhen pjesë e krijimtarisë dhe e historive personale jetësore të individëve.

Në këtë kontekst, duket se fushata e Vodafone Albania #ngjarjeevërtetë në rrjetin social Facebook krijon interes të veçantë pjesmarrjeje pasi i jep mundësinë çdokujt që të shprehë përvojën dhe të tregojë historinë e vet personale të lidhur me komunikimin me celular. Historitë e publikuara në këtë platformë kanë mundësinë të shihen dhe vlerësohen nga shumë ndjekës të faqes Vodafone dhe sigurisht nga një juri e posaçme e krijuar për të përzgjedhur historitë më interesante.

Kjo formë krijimi është ndërtuar në trajtën e një konkursi mes historish të përjetuara. Sipas Vodafone pritet që 3 historitë më të bukura të fitojnë një çmim prej 3000 Euro secila dhe do të jenë skenarë të 3 reklamave fantastike të kompanisë më të madhe të telefonisë celulare në Shqipëri. Ku ka më bukur se ta shohësh historinë tënde si subjekt i një reklame të Vodafone!

Për të prekur mundësinë e suksesit tuaj vizitoni faqen zyrtare të Vodafone Albania në Facebook dhe njihuni më hollësisht me fushatën #ngjarjeevërtetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura