Historia shokuese “Jam dashuruar me djalin e xhaxhait dhe kemi 2 fëmijë të shëndetshëm”

Mar 24, 2015 | 14:23
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Ata ranë në dashuri që në takimin e parë që patën kur ishin të vegjël, por lidhja e tyre ka pasur disa barriera ndër vite.

Kirstie dhe Lyle Fisher nga Australia u detyruan të mbanin ndjenjat e tyre sekrete për disa vjet pasi ata janë kushërinj të parë, shkruan “Daily Mail”.

Por tashmë që po rrisin 3 fëmijë, nuk kanë më turp të dalin hapur me romancën e tyre pas 7 vitesh bashkëjetesë.

“Ne jemi të lumtur, nuk kemi lënduar asnjëri duke qëndruar së bashku, dhe fëmijët tanë janë të shëndetshëm. Ne jemi lindur për të qënë bashkë”- ka thënë Lyle Fisher.

Kushërinjtë e parë, (baballarët vëllezër) janë rritur larg njëri-tjetrit dhe takimi i parë ka ndodhur kur Kirstie ishte 9 vjeçe.

“Që në atë kohë mendoja se ai ishte shumë i mirë dhe lojërat na pëlqenin kur i bënim me njëri-tjetrin”-ka treguar Kirstie.

Në moshën 15 vjeçare, Kirstie kishte marrë një telefon dhe në atë kohë fliste me mesazhe duke i shprehur pëlqimin kushëririt të saj Lyle.

Por pasi halla e tyre vdiq, ata u bashkuan në funeralin e saj dhe kaluan një javë me njëri-tjetrin.

“Në atë kohë i kam thënë Lyle se unë e doja më shumë se kushëri dhe ai ndjente të njëjtën gjë. Futeshim në dhomë dhe përqafoheshim dhe dhamë puthjen e parë. Askush nuk dyshonte tek ne pasi ishim kushërinj”-ka thënë 29-vjeçarja.

“Por kemi qëndruar disa vite larg njëri-tjetrin dhe unë linda një vajzë me të dashurin tim në atë kohë. Dhe pasi u ndava, Lyle ishte aty për mua. Në atë kohë e kuptova se nuk kishte më rëndësi mendimi i të tjerëve për këtë lidhje pasi ne duheshim”-ka shtuar nëna e 3 fëmijëve.

Çifti që ka dy djem, Alex dhe Zachary nuk ka pasur përkrahjen e baballarëve vëllezër të cilët që prej asaj kohe nuk kanë folur me ta.

Por nënat dhe vëllezërit tyre e kanë pranuar lidhjen pasi ata ndihen të lumtur afër njëri-tjetrit.

“Kemi humbur shumë të afërm dhe miq, por tashmë asgjë nuk ka rëndësi më shume se lumturia e familjes tonë”-është shprehur Kirstie. 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura