Historia shokuese e përdhunimit të 14-vjeçares/ Gruaja e autorit nuk flet dot, minorenia tregon detajin që mund të çojë Policinë…

Sep 12, 2020 | 16:11
SHPËRNDAJE

Rrëqethëse janë detajet e një historie tronditëse që u bë publike sot në media. Pas një muaji presionesh, dhune dhe përdhunimi, një 14-vjeçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit ka gjetur mënyrën për të shpëtuar nga duart e 46-vjeçarit Blerim Bizgjoni dhe e ka denoncuar atë në Polici.

Blerim Bizgjoni11

Ky i fundit, e ka pranuar gjithë sa ka ndodhur.

“Panorama” mëson se abuzimi ka ndodhur në banesën e autorit, ku jeton me vajzat e bashkëshorten, por kjo e fundit, nuk ka mundur të dëshmojë në polici e as të bëjë gjë për këtë situatë, pasi një aksident në të cilin është përfshirë, i ka marrë gojën dhe nuk mund të flasë.

Një detaj tjetër që ka ngritur shqetësim tek grupi hetimor është se vajza ka treguar që ditën kur ka shkuar në shtëpinë e Bizgjonit, atje ka qenë një vajzë tjetër, të cilën ai e kishte larguar nga shtëpia po atë ditë. Ky detaj mund ta çonte Policinë drejt një tjetër skandali.

Mësohet se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.

Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.

“Në datë 11.09.2020 rreth orës 20:30 pranë komisariatit të policisë së Pogradecit është paraqitur shtetasja A.Q e cila ka bërë ankim se shtetasi Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga fillimi i muajit gusht në mënyrë të përsëritur.

Kjo vajzë është e mitur pa bërë 14 vjeç akoma. Pas procedurave është bërë shoqërimi në komisariat i shtetasit blerim Bizgjoni, ai ka pranuar veprën penale dhe më pas u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”./ Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura