HISTORIA/ Jetimi nga Shkodra: Të huaj hynin dhe abuzonin me vajzat

May 28, 2016 | 10:40
SHPËRNDAJE

Një djalë jetim nga Shkodra ka treguar në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit tmerrin që ka përjetuar në jetimoret e Shkodrës.

Ai quhet Laurenc Hoxha. Jetimi ka treguar se e ëma e tij ishte e sëmurë psikike, ndërsa babai e rrihte çdo ditë. Për këtë arsye ai u dërgua në moshë të vogël në jetimore.

Laurenci tregon se në jetimore e rrihnin të lidhur në karrige, pasi urinonte natën në shtrat, në moshën 3-vjeçare.

Gjithashtu, ai ka treguar se herë të tjera edukatoret i fusnin gishtat në prizat e korrentit, si edhe në furrë, kur i dënonin.

Por, përkundër tmerrit që ka përjetuar, Laurenci nuk shfaqi urrejtje për askënd. Ai nuk harroi as të përmendte se kishte edhe edukatore që kujdeseshin për të dhe fëmijët e tjerë.

“Na rrihnin ditë për ditë dhe i kam akoma shenjat prapa koke. Por në këto jetimore ka patur edukatore të mira që janë kujdesur për ne. Drejtësi nuk ka për të patur asnjëherë. Ne na bënin presione dhe nuk dinim ku të denonconim”, tregon ai.

“Na çonin në plazh në Velipojë, edukatoret na vidhnin ushqimin për fëmijët e tyre”

Laurenci tregon edhe ekskursionet që kryenin në plazh. Ai tregon se edukatoret i dërgonin në Velipojë për plazh dhe u vidhnin ushqimin. “Edukatoret merrnin ushqimet ne jetimëve dhe ua jepnin fëmijëve të tyre që i merrnin me vetë në plazh. Neve nuk ka linin të shtriheshim në krevate por na linin në tokë”, tregon ai.

“Njerëz të huaj vinin dhe përdhunonin vajzat e jetimores”

Laurenci tregon se njerëz që banonin afër jetimores hynin brenda saj dhe abuzonin seksualisht me vajzat e jetimores. “Të gjithë e dinin këtë punë, por askush nuk e denonconte se kishin frikë”, thotë ai.

Vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura