Historia e trishtë e këngëtarit: Ndërroi jetë gjysmë ore pasi kisha folur në telefon

Jun 22, 2018 | 21:45
SHPËRNDAJE

Humbja e nënës ishte një fatkeqësi e rëndë për këngëtarin e njohur shqiptar Gena. Ai ishte sot i ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfeu se si e mori lajmin e hidhur.

Gjatë emisionit, i prekur, këngëtari tregoi se nëna e tij vuante nga një sëmundje në mushkëri dhe ndodhej në Gjermani për kurim. Ai tha se vetëm gjysmë ore përpra se nëna e tij të ndërronte jetë kishte komunikuar me të dhe se lajmi se kishte ndërruar jetë i ishte dukur i pabesueshëm.gena-per-nenen-933x445

“S’ ma mer mendja se ka njeri më të shtrenjtë se nëna, do më mungojë gjithë jetën. Është një boshllëk i madh, por është pjesë e jetës dhe nuk i shpëtojmë dot. Nëna ime u nda nga jeta në Janar të këtij viti. Ajo vunate nga një sëmundje në mushkëri. Ishte në Gjermani dhe vetëm gjysmë ore para se të ndërronte jetë unë fola me të. Dhe kur më mori vëllai që më dha lajmin, unë mbeta pa tekst, ngeca, më mbeti telefoni në dorë. Nëna ime ka qenë e vetmja që ka ruajtur në arkivë të gjitha albumet e mia”, rrëfeu këngëtari./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura