Historia e Kosovës, Thaçi: S’do lejojmë të barazohemi me “Kasapin e Ballkanit”

Aug 31, 2015 | 19:43
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të lejojë që historia kombëtare e Kosovës të rishkruhet, “për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit”.

Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Në një editorial për gazetën britanike “The Independent”, Thaçi ka kujtuar se, muajin e
kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet kushtetuese që lejojnë formimin e Gjykatës Speciale për krime të dyshuara lufte, të kryera nga kosovarët, gjatë dhe menjëherë pas përfundimit të luftës së vitit 1999.

Por, ka shtuar Thaçi, “asnjë kosovar, përfshirë mua, nuk do të rrimë duarkryq dhe të lejojmë që Gjykata Speciale të barazojë aktet e Sllobodan Millosheviqit, i ashtuquajtur ‘Kasap i Ballkanit’, me aktet e individëve të dëshpëruar apo kriminelë, të kryera gjatë ose pas luftës”.

“Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë, njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur nga intelektualët serbë. Ka qenë fashizëm, i pastër dhe i thjeshtë”, ka thënë Thaçi për gazetën britanike. /REL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura