Histori e dhimbshme, e gjen djalin pas 15 vitesh nga një fotografi në Facebook pasi ia kishin rrëmbyer

Jul 4, 2015 | 12:36
SHPËRNDAJE

Një nënë nga kalifornia dhe djali i saj adoleshent janë ribashkuar pas 15 vitesh, falë një fotoje të postuar në Facebook.

Hope Holland, nuk e kishte parë djalin që në moshën 3 vjeçare, pasi babai i djalit Jonathan e kishte rrëmbyer duke e çuar në Meksikë, shkruan Daily Mail.

Fotogafia e postuar ne Facebook nga Jonathan me nenen e tij Hope

 

Por Hope nuk kishte rreshtur së kërkuari djalin, dhe djali i saj gjithashtu për nënën e tij.

Jonathan dhe nena e tij

Jonathan kishte postuar së fundmi një foto me nënën e tij, kujtimi i vetëm që para 15 vitesh.

Dhe fati ka bërë që Hope të bie në gjurmët e tij duke kërkuar në Facebook.

Jonathan i vogel me babain

“E dija që një ditë do takoja djalin tim. Kjo është një mrekulli”-ka thënë nëna.

Ajo ka treguar historinë e saj të trishtë dhe kohën kur babai i Jonathan doli për një shëtitje me djalin dhe nuk u rikthye më.

Tashmë 18-vjeçari do rikthehet tek nëna e tij dhe vëllai më i madh Jacob, për të rifituar kohën e humbur larg tyre.

Jonathan dhe vellai Jacob

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura