Hipen si pasagjer, tenton t’i grabisë automjetin. Plumba manovër mbi taksistin

Mar 4, 2015 | 21:03
SHPËRNDAJE

Një shofer taksie është qëlluar me pistoletë manovër nga një person që kishte hipur si pasagjer, në një tentavivë për t’i grabitur automjetin.

Foto ilustruese, taksi

Burime policore i thanë “Panorama Online” se në orët e para të mëngjesit të sotëm, “një person ka marrë taksi mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Ç, 27 vjeç, i cili e ka çuar deri tek një lokal në rrugën dytësore të austostradës Tiranë-Durrës, ku pasagjeri, ka tentuar t’i marrë mjetin, duke e qëlluar dy herë më një pistoletë me fishek (manovre)”. 

Bëhet me dije se pas përleshjes me taksistin, pasagjeri është larguar pa arritur të realizojë grabitjen e mjetit. 

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura