“Hesht sepse është i pa interesuar, apo se nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?”- Vetëvendosje- Ramës: Detyrimin të flasësh kundër grushtit të shtetit në Kosovë

Mar 29, 2020 | 22:40
SHPËRNDAJE

Themelues i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, i është drejtuar kryeministrit Rama, ndërsa thotë se e ka “detyrim të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë”.

Me një shënim në facebook, Abazi shkruan se kanë folur politikanë e diplomatë nga vende të tjera , si Gjermania e Franca, deri dhe Amerika, “ndërkohë që Rama hesht”.

1554736312_LvizjaVetvendosje

“Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?”, shkruan Abazaj.

Postimi i plotë:

KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë. Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht. Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura