Helmimi masiv në Krujë/ Dhjetëra qytetarë ngrihen në protestë përpara Bashkisë: Të dorëhiqet kryetari Artur Bushi dhe drejtori i Ujësjellësit

Oct 30, 2021 | 14:29
SHPËRNDAJE

Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë përpara Bashkisë së Krujës, në lidhje me helmimin masiv që u shkaktua pak ditë më parë nga uji i pijshëm në qytet.

Qytetarët shaqen mjaft të indinjuar në lidhje me atë që ka ndodhur dhe kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi, si dhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve.

Sipas banorëve uji i cili po vijon të furnizojë aktualisht banesat e tyre është ende i pa konsumueshëm.

Protesta ka qenë një organizimi vullnetar i qytetarëve të cilët kërkojnë kërkojnë mbajtjen e përgjegjësisë nga institucionet përgjegjëse lokale mbi helmimin e 600 qytetarëve.

“I gjithë populli i Krujës e di se nga janë marrë ato tuba të ujësjellësit, pasi janë marrë nga tubat e naftës në Ballsh. Kërkojmë që të merrem masa. Uji i ri erdhi me ngjyrë. Ndaj e hoqën atë ujin e ri.”, -tha një prej protestuesve pwr News 24.

 

Çfarë e shkaktoi helmimin sipas analizave të ISHP-së

Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, e cilësoi dje situatën shëndetësore të banorëve në Krujë, një epidemi të shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh.

Sipas tij, kjo gjë ka bërë interseptimin me ujërat e pijshëm të Ujësjellësit të Krujës. Në një deklaratë për mediat Ulqinaku tha se nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë të Ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok, i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointestinale të banorëve.

“Më lejoni t’ju konfirmoj në emër të Institutit të Shëndetit Publik, i cili ka ndjekur nga afër situatën epidemiologjike të shkaktuar në Krujë, situatë e cila solli një numër të lartë personash të cilët kishin çrregullime gastrointestinale. Situatë e cila do të vazhdojë të ndiqet me rigorozitet edhe në ditët e ardhshme. Nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të Ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok, i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointestinale që qytetarët e Krujës kanë pasur.

Nga ana tjetër, më lejoni t’ju them se situata sot që ne flasim është shumë e qetë. Pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në qendrën shëndetësore dhe në spitalin e Krujës. Do të vazhdojmë ta ndjekim me rigorozitet. Mendojmë që është një epidemi e shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh dhe që kanë bërë interseptimin me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës. Këto janë rezultatet zyrtare”, deklaroi Ulqinaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura