Helmimet në Kukës/ Berisha publikon videon e kryebashkuakut: Gjici i Partisë pranon se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza! Heshtje varri nga…

Jun 27, 2022 | 17:26
SHPËRNDAJE

Berisha-GjiciIsh-kryeministri Sali Berisha denoncuar tentativën që sipas tij po i bëhet helmimit masiv nga uji i pijshëm në Qarkun e Kukësit.

Berisha ka publikuar një video të kryebashkiakut Safet Gjici, i cili pranon se uji i pijshëm  është përzier me ujërat e zeza, por sipas tij kjo nuk është problem.

Për ish-kreun e qeverisë shqetësuese mbetet heshtja që sipas tij po mbajnë institucionet, ndërkohë që nuk mbajnë qëndrim për të hetuar shkaqet e ngjarjes.  “Helmime masive nga uji në Kukës. Gjendje alarmante në Spitalin e Kukësit! Gjici i Partisë deklaron se uji i pijshëm nuk ka probleme, por është i përzier me ujëra të zeza. Heshtje varri nga organet përgjegjëse dhe terr informativ gjersa mediat denoncuan gjendjen.. Dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën e autoriteteve ndaj shkaqeve të përsëritura të helmimit dhe qëndrimin e papërgjegjshëm të tyre ndaj qytetareve të helmuar.

Të dashur miq, nga informacionet e marra nga mjekë dhe infermierë si dhe gazetarë kurajozë, prej tre ditësh Spitali Rajonal i Kukësit ka qenë i mbingarkuar me pacientë të shumtë nga qyteti i Kukësit dhe fshatrat e rrafshës kryesisht Shtiqën, pacientë që kanë shfaqur shenja helmimi apo infeksione gastrointestinale, reflektuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe diarre. Pacientët e shumtë të ardhur kryesisht nga familje të njëjta kanë marrë mjekime si në spitalet e luftës.

Ajo që të bën përshtypje në këtë ngjarje është heshtja, terri informativ dhe përpjekja e qeverisë për ta minimizuar këtë problem.  Megjithëse numri i pacientëve ka qenë disa qindra deri në këtë moment asnjë informacion nuk është dhënë nga organet kompetente dhe mediat e kontrolluara prej qeverisë.

Nisur nga të dhënat specifike dhe mendimi i mjekëve kurues, këto të sëmurë duken se e kanë marrë shkaktarin infektiv nga uji i pijshëm, por pavarësisht kësaj po punohet në mënyrë djallëzore për ta trajtuar si virozë sezonale.

Ajo që të bie në sy është, pamundësia e mjekëve për të dhënë shërbim normal dhe dinjitoz për të sëmurët. Reformat e qeverisë Rama kanë shkatërruar edhe shërbimin spitalor në Kukës.

Ka mbi tre vjet që Spitali Rajonal Kukës ka funksionuar si spital lufte ku falë këtyre kushteve kanë ndodhur çmenduri që nuk i kishte parë asnjëherë personeli i këtij spitali, dhe për pasojë është reflektuar në mungesën e dhënies së shërbimit mjekësorë banorëve të këtyre zonave qoftë në aspektin sasior qoftë atë cilësor.

Duke uruar shërim të shpejtë gjithë të sëmurëve, sigurojmë banorët e Kukësit se PD Kukës do jetë syri, veshi dhe goja e tyre sot dhe zgjidhja e problemeve nesër..”, shkruan Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura