“Hej SHBA, nëse ju e nisni luftën, ne e mbarojmë”, agjencia e lajmeve iraniane nxjerr videon ku sulmohet Donald Trump

Jan 8, 2020 | 12:01
SHPËRNDAJE

“Hej SHBA, nëse ju e nisni luftën, ne e mbarojmë”. Me këto fjalë Irani kërcënon Amerikën me një video ku paralajmërohet sulm ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.

Media iraniane ‘Fars’ ka publikuar një video e cila tregon disa pamje të montuara, të rreme, që tregojnë një sulm ndaj Presidentit Donald Trump në momentet kur ai ishte duke folur në një konferencë.

Në video duken momentet kur dëgjohen të shtënat dhe sigurimi largon nga podiumi Trump gjatë një mitingu në Nevada.

Agjencia e lajmeve Fars njihet nga mediat botërore si një agjensi pothuajse zyrtare që i shërben qeverisë iraniane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura