“Heidi nuk u lidh dot me mua se isha i martuar”- Julian Deda habit me deklaratën për banoren e “BBV”: A doni t’i thoni gjërat troç? Shkoi e gjeti…

Apr 29, 2024 | 11:16
SHPËRNDAJE

Aktori Julian Deda ka habitur me deklaratën e tij, teksa është shprehur se Heidi Baçi do të ishte lidhur me të nëse ai s’do të ishte i martuar.

Teksa po analizonte marrëdhënien e Heidi Baçit me Romeo Veshajn, Julian Deda ka mbështetur të njëjtën deklaratë që ka bërë edhe aktorja Julia Ilirjani gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV”.

Një banor që nuk është më këtu, i ka bërë një analizë kësaj (Julia Iliriani për Heidi Baçin) dhe i ka thënë këtë fjali: ‘Ti i ke fiksim lojtarët e fortë dhe ti iu ngjitesh’. Ti tha e ke parë që në fillim që ky burri është lojtar i fortë por nuk lidheshe dot me të se ishte i martuar, për mua dhe pastaj gjeti tjetrin”– tha aktori.

Mirëpo Egla Ceno kundërshtoi mendimin e dy aktorëve duke u shprehur se nuk kishte të njëjtin mendim për Heidin.

Nejse unë nuk e shoh dot ashtu, më vjen keq Juli”– u shpreh aktorja.

“Tani hajde flasim, a doni të flisni, t’i thoni gjërat troç?” – iu drejtua Jul Deda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura