Hashash në formë pluhuri e çokollate, pranga 46-vjeçarit! Policia i sekuestron edhe…

Mar 3, 2021 | 10:08
SHPËRNDAJE

VLORE – Një 46-vjeçar në Vlorë është arrestuar, pasi iu gjetën fara kanabisi, si dhe hashash në formë pluhuri e çokollate. Burime zyrtare të Policisë së Vlorës thanë dje se në pranga ka rënë Sh.I., 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

vlore-droge

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës kanabis sativa, një sasi lënde narkotike kanabis në formë pluhuri, bohçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

“Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre”, tha zyrtarisht Policia. Ndërsa shtoi se, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi: Sh. I., 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. “Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës kanabis sativa, një sasi lënde narkotike kanabis në formë pluhuri, bohçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore”, tha zyrtarisht Policia e Vlorës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura