HARTA/ Pas sulmeve në Stamboll, a rrezikon të goditet Shqipëria?

Jun 29, 2016 | 22:29
SHPËRNDAJE

Pas sulmeve të djeshme terroriste në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit Ministria e Jashtme e Britanisë ka publikuar një hartë për qytetarët e saj, që tregon vendet e rrezikuara nga terrorizimi, në mënyrë që ata ti evitojnë qëndrimet në to.

map-terror-risks-ok_1467231422-9370543
Harta e rrezikut sipas Ministrise se Jashtme Britanike

Kështu, harta përmban të gjithë Europën dhe vendet me rrezik më të lartë janë shënjuar me ngjyrë të kuqe e portokalli, ato me rrezikshmëri të ulët me ngjyrë të verdhë dhe ato me rrezikshmëri fare të ulët me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë.

Sipas kësaj hartë Shqipëria dhe Kosova renditen në vendet që nuk kanë ndonjë rrezikshmëri të lartë dhe përkatësisht në vendet 24 dhe 25, edhe pse thuhet që disi duhet të bëhet kujdes.

tabela_1467231333-9928517Sipas Ministrisë Britanike, Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Mesdhe, duke paraqitur një mundësi shumë të ulët për sulme terroriste.

Vendi ynë renditet në kategorinë e tretë, i paralajmëruar se mund të goditet nga terroristet, edhe pse shanset që kjo të ndodh janë shumë të pakta.

Të gjitha vendet e tjera rajonit, përveç Greqisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, renditen në të njëjtën kategori me Shqipërinë. Ndërkohë që tre shtetet e sipërpërmendura renditen në kategorinë e dytë, me mundësi serioze për t’u prekur nga sulmet terroriste.

Vendet që paraqesin rrezikun më të lartë janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Belgjika, Gjermania, Turqia dhe Rusia, ndërsa nëntë vendet europiane ku rreziku nga sulmet terroriste pothuajse nuk ekziston fare janë Zvicra, Sllovenia, Çekia, Hungaria, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Moldavia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura