Harta/ Ja kush e dominon territorin në Siri pas sulmit të fundit, Asad humbet…

Apr 18, 2018 | 16:36
SHPËRNDAJE

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit dominon 58 për qind të territorit të vendit. Teksa territori i opozitarëve ka rënë në rreth 12 për qind, theksohet se organizata terroriste YPG/PKK e mbështetur nga SHBA-ja ka nën pushtim një të katërtën e vendit.

Fati i luftës së brendshme që ka nisur në mars 2011 në Siri ka ndryshuar me mbështetjen që Irani dhe Rusia i kanë dhënë regjimit dhe me mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë organizatës terroriste YPG/PKK.

thumbs_b_c_c64518f1fa84a2a313f50487ba1aceca

Rusia ndërhyri drejtpërdrejt në luftën civile më 30 shtator, pasi opozitarët përparuan në shumë pika strategjike në vitin 2015, kryesisht në Idlib.

Regjimi me mbështetjen ajrore të Rusisë dhe atë tokësore nga Irani nisi operacione në shumë fronte kundër opozitarëve, ku dhe pas kësaj periudhe ecuria e luftës së brendshme ndryshoi në favor në regjimit.

Ndërkohë që organizata terroriste YPG/PKK-ja brenda dy viteve pushtoi një të katërtën e vendit me mbështetjen e SHBA-ve që filloi më janar 2014 me arsyetimin e luftës kundër DEASH-it.

Territori i YPG/PKK-së, pavarësisht se pësoi një rënie në 45.967 km katrorë pas dëbimit nga Afrini në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë nga Turqia, organizata ka nën pushtim ende një të katërtën e vendit./AA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura