Harta e re, Arvizu: Me rëndësi zbatimi i reformës

Jul 31, 2014 | 19:00
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ambasadori i SHBA, ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka vleresuar miratimin e reformes territoriale, por ka theksuar se i rendesishem eshte implementimi i saj. 

“E bëmë këtë sepse konsolidimi i njësive të qeverisjes vendore ekzistuese është shumë i mirë. Kjo sepse konsolidon shërbimin që këto njësi vendore u japin qytetarëve. Gjatë gjithë këtij proçesi ne kemi kërkuar që proçesi i bisedimeve të jetë sa më gjithëpërfshirës në mënyrë që të ishte konsensusi kombëtar më i madh i mundshëm. Ashtu si me çdo reformë, më e rendësishmja është zbatimi dhe implementi i reformës. Kjo do të thotë decentralizim. Ndërsa kjo reformë zbatohet ne mirëpresim politikën e hershme të Shqipërisë në zbatimin e minoriteteve dhe të drejtave të tyre”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura