Harito, ministrja me prona dhe llogari bankare në Francë

Apr 27, 2016 | 9:34
SHPËRNDAJE

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, rezulton anëtarja e kabinetit me pasuri të paluajtshme në Francë.

haritoAjo jeton me familjen e saj në Francë prej 20 vitesh, ku ka ndërtuar dhe pasuritë dhe ka krijuar të ardhurat e saj.

“Panorama” shkruan se ajo që bie në sy, është paga vjetore e ministres Harito, 1.6 milionë lekë të rinj, ndërsa bashkëshorti i saj, që punon dhe jeton në Francë, fiton 7 herë më shumë se ministrja, 116 530 euro, si nëpunës i “Agricole Paris”.

Ministrja Harito me bashkëshortin e saj deklarojnë llogari bankare në vlerë mbi 23 mijë euro, por dhe qira të fituara nga shtëpia dhe një studio në Francë prej 12 mijë eurosh.

Shtëpia në Francë e ministres prej 210 m² ka kushtuar 905 mijë euro, ndërsa çifti ka ende për të paguar nga dy kreditë në Francë, një shumë prej 333 mijë eurove.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura