Haradinaj shuan zërat për koalicion me Albin Kurtin: Nuk kemi asnjë komunikim për bashkëqeverisje, ai është mashtrues

Jan 22, 2020 | 15:48
SHPËRNDAJE

Sot Ramush Haradinaj mblodhi qeverinë e Kosovës dhe në një konferencë për mediat ka shuar dyshimet se partia e tij AAK dhe Lëvizja Vetëvëndosje mund të bëjnë një koalicion për t’i dhënë fund dilemës së formimit të qeverisë.

haradinaj

Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë komunikim me Vetëvendosjen apo vetë Kurtin dhe e cilëson atë si një mashtrues.

Kryeministri në ikje i Kosovës ka thënë se tashmë AAK e ndjen veten në opozitë pasi ashtu vendosën qytetarët me votën e tyre, por s’ka kujt t’i bëjë opozitë sepse s’ka ende qeveri.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen e as z.Kurtin për bashkëqeverisje. Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim edhe vet z.Kurti e kam quajtur mashtrues sepse bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu, por qytetari ka vendosur dhe ne jemi opozitë por nuk kemi pasur kujt ti bëjmë opozitë, pasi që nuk kemi ende qeveri”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nuk kanë asnjë lloj komunikimi me mandatarin për formimin e qeverisë, Albin Kurti.’’- tha Haradinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura