Haradinaj: Është momenti i Kosovës, angazhimi i Trump për marrëveshje shumë i dobishëm

Feb 17, 2019 | 23:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se Kosova po ndjek rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, por ka si sfida agresionin rus dhe terrorizmin në përgjithësi.

haradinaj

Në një intervistë për televizionin amerikan CNBC, kreu i ekzekutivit kosovar tha se e shikon si të dobishëm angazhimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për një marrëveshje Kosovë – Serbi.

”Atë që e quajmë agjendë talebane apo islamike, ishte shumë agresive ndaj nesh. Por gjithashtu rusët janë shumë agresivë. Ata e bazojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre nga Serbia, ata kanë 3 mijë monitoruesve të tyre që i quajnë humanitarë në Serbi, shumica prej tyre janë në të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë, shërbimeve të sigurisë ruse. Por ne kemi detyrat tona të shtëpisë dhe nuk jemi vetëm. Ne punojmë në partneritet të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët e tjerë, kryesisht aleatë të NATO-s. Po ashtu mirëpresim bashkëpunimin e Washington-it, shpresojmë se do të kemi përkrahjen e njëjtë edhe nga vendet tjera dhe pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, besoj se tani është koha jonë. Presidenti Trump po ofron përkrahje e cila është shumë e dobishme për vendin dhe gjithë rajonin.”, tha Haradinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura