Zyra e Punës, Veliaj: Pikëtakimi i punëdhënësve me punëmarrësit. Rama: Zgjidhje, jo burokraci

Jan 14, 2014 | 12:56
SHPËRNDAJE

UPDATE- U hap sot ne Tirane zyra e parë moderne e Punës, cilesuar si pikëtakimi i punëdhënësve me punëmarrësit.

Kreu i qeverise, Edi Rama e ka quajtur kete nje element te projektit kompleks per punesimin.

“Hapja e vendeve te reja te punes eshte prioriteti yne me i madh, qe ka te beje me ndryshimin e modelit te zhvillimit ekonomik te vendit. Eksperienca e shkelqyer e Gjermanise ku zyra te tilla jane pika referimi ne rrugen e punekerkimit tregon qarte rendesine qe ka funksionimi i SHKP dhe filialeve te tij per orientimin e duhur te punekerkuesve dhe politikat qe nxisin punesimin”- tha Rama.

Sipas tij me kete do te deshmohet vullneti i palekundur i qeverise per tu ndare nga farsa e deridjeshme e zyrave te ngjashme.

Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erjon Veliaj e ka quajtur nje premtim te mbajtur hapjen e kesaj zyre, e cila do te vijoje me Durresin dhe Elbasanin. “Kjo eshte pjese e imazhit te nje qeverie, pasi me pare zyra e punes ishte ne nje zgeq ku askush nuk mund ta gjente, ndaj ne gjetem nje pjese qendrore, pasi qendror eshte interesi dhe angazhimi yne per kete gje”- tha Veliaj, duke shtuar se brenda 300 diteve kjo do te shtrihet ne cdo qark.

Sipas tij, kjo nis nje kapitull te ri te marredhenies se qytetarit me shtetin, si hallke per ndermjetesimin e punesimit. “Ne do te ofrojme nje sherbim dinjitoz, ne mungese te nje vendi pune do te ofrohet edhe nje kupon mes te cilit te interesuarit do te marrin trajnim e sherbim kualifikues”- tha ai.

Zyra ndodhet ne Rrugen e Kavajes, ne ndertesen e ish Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve.

Ministri, Veliaj ka bere me dije se momentalisht në www.puna.gov.al janë reklamuar 2,180 vende pune dhe 6344 punedhenes te regjistruar. Ai fton gjithe te interesuarit te aplikojne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura