Halimi: Të miratojmë ligjet me 3/5. Reformim

Nov 2, 2012 | 9:53
SHPËRNDAJE
Eduard Halimi

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Edurad Halimi, duke folur per reformen e administrates gjyqesore ka theksuar domosdoshmerine e miratimit te ligjeve me shumice te cilesuar ne Kuvend, qe kerkojne edhe voten e opozites.

“Reformat në drejtësi janë kryer me sukses. Kemi arritur të përmirësojmë efiçencën në gjyqësor nëpërmjet marrjes së vendimeve shumë të rëndësishme, në bashkëpunim me misionin EURALIUS”, tha ministri.

Ai ka theksuar ne fjalen e tij se reformimi ne drejtesi nuk eshte vetem detyre e lene nga KE per statusin, por domosdoshmeri per uljen e nivelit te korrupsionit e per rritjen e transparences.

Sa per reformen për modernizimin e administratës gjyqësore, Halimi theksoi se edhe pse miratimi i këtij ligj nuk është kërkuar nga Komisioni Europian ai duhet të miratohet pasi shërben për rritjen e besimit të publikut tek gjyqësori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura