Halim Kosova: S’më duhen llogaritë për fituesit, shoh shpresën në sytë e njerëzve, kaq më mjafton

May 23, 2015 | 12:14
SHPËRNDAJE

Kandidati i PD-së, për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova gjatë takimit të radhës me banorë të kryeqytetit ka deklaruar se është shumë i rezervuar në premtime, pasi nuk premton gjëra që e di që nuk realizohen.

Kosova gjate takimit te sotem

“Unë jam i rezervuar në objektiva, pasi kam dëgjuar që thonë do bëj 200 shkolla, kaq kopshte e çerdhe, sikur do bëjnë planin e Ballkanit. I kam parë të gjitha objektivat para se të vij këtu, që kur të them një gjë duhet të jem unë i sigurtë 100% që bëhet. Do t’i shikoj prapa para 21 qershorit”- tha Halimi.

Ai theksoi se nuk do të dijë për llogaritë që bëhen për fituesit e garës. “Nuk du me dit fare llogaritë, unë shoh sytë e njerëzve që janë me shpresë në të ardhmen, kaq më mjafton”- tha Halimi, duke shtuar se ai ka dalë në këtë fushatë, që të kthej shpresën e atyre që e kanë humbur.

“Për këtë punë kam dalë, kam lënë punët e mia, të të kthej shpresën”- tha ai.

Pyetur nga qytetarë se ku do i gjejë fondet për premtimet duke qenë se në qeveri janë kundërshtarët politike Kosova theksoi: “Ta sqaroj këtë se duket sikur kuçedra na ka zënë fondet e s’ka burrë nënë që e çliron, nuk është kështu, bashkia ka portofolin e vet dhe një sekret duhet për këtë xhep ta shpenzojë me nikoqirllëk e ta kontrollojë”- tha ai, duke shtuar se në këtë fushatë po qëndron larg sharjeve e ofendimeve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura