Hahn kundër Juncker: E duam tërë Ballkanin në BE

May 6, 2015 | 20:05
SHPËRNDAJE

Komisioneri i BE-së për politika fqinjësore dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn, tha sot se Brukseli dëshiron ta shohë të gjithë Ballkanin të anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Komisioneri i BE-së për politika fqinjësore dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn

Keto deklarata Hahn i beri në takimin “Dita Bashkëpunimit Rajonal”, të organizuar në Bruksel, ku i pranishem eshte edhe Minsitri i Jashtem i Shqiperise, Ditmir Bushati.

Sipas zyrtarit te larte, “Përkundër citimit të shpeshtë të kryetarit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, se nuk do të ketë zgjerim për pesë vjetët e këtij mandati, u premtoj se KE dhe institucionet tjera të BE, dëshirojnë që të gjithë Ballkanin ta shohin brenda kësaj bashkësie”.

Duke folur për Kosovën, Hahn ka thënë se hapi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit (MSA), që pritet të bëhet muajin e ardhshëm, e ka sjellë vendin në hapin e parë kontraktual me BE-në.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura