Gwyneth Paltrow Ndahet nga i shoqi, pas 10 viteve martesë

Mar 31, 2014 | 14:04
SHPËRNDAJE

Pretendohet të jetë divorci multimilioner i vitit, ai midis aktores Gwyneth Paltrow dhe këngëtarit Chris Martin. Pas gati 10 vitesh martesë, nga e cila kanë dy fëmijë, fituesja e çmimit “Oskar” dhe solisti i grupit “Coldplay” kanë shpallur mediatikisht divorcin, i cili do të kushtojë pasurinë e përbashkët të të dy protagonistëve, e cila përllogaritet afro 280 milionë $. Ka qenë një lajm krejtësisht i papritur ai për ndarjen e këtij çifti të famshëm të Hollivudit, raporti i të cilëve ishte shpesh shembull edhe për histori të tjera të ngjashme në botën e yjeve. Mjaftuan këto zëra, që më pas çifti të dilte publikisht për të shpallur ndarjen nga njëri-tjetri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura