“Guri që theu xhamin e Qendrës Shëndetësore si bomba në Ambasadën Sovjetike”- Tritan Shehu tregon çfarë kanë të përbashkët këto dy ngjarje

Nov 25, 2020 | 18:44
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas sulmit me gurë të Qendrës Shëndetësore në Elbasan dhe faktin se eksponentë të qeverisë ia adresojnë ngjarjen opozitës.

tritan shehu

Në një postim në facebook, Shehu e ka krahasuar këtë ngjarje me bomba në Ambasadën Sovjetike, duke shtuar se qeveria po akuzon opozitën si ekzekutor, madje se i kanë paguar autorit të dehur edhe rakinë e mezet.

Më tej ish-deputeti demokrat, se qeveria ajo që i bashkon këto dy ngjarje është “filli” i nje shterpesie ne ide, frike nga e verteta dhe nga humbja e pushtetit, instinktet e diktatures, nje propagande te rrezikeshme, qe nuk njeh kufi ne monstrozitetin e saj, qe megjithese sot tingellon qesharake, duhet te na kujtoje se ngjarjet mund te perseriten…!”

Postimi i plotë:

Guri qe theu xhamin e nje Qendre Shendetesore, si bomba ne Ambasaden Sovjetike!

Vazhdojne perseri me ate gure qe theu nje xham!

Denojne opoziten, na anatemojne se keshtu kemi derdhur te gjithe urrejtjen ndaj mjekeve e personelit, mbi ate objekt shendetesor:

Na akuzojne si nxitesa, stimuluesa e ndoshta edhe deri direkt egzekutor…

Dikush tha qe edhe ate qytetar te dehur qe policia e akuzon per hedhjen e atij guri, e paska dehur dikush nga ne….qellimisht duke i paguar jo vetem rakine, por dhe mezet!

O tempera O mores!

Vite me pare u fabrikua ajo ngjarje tragjike….

Keto dite kemi kete ngjarje komike…

Por qe i bashkon te dyja “filli” i nje shterpesie ne ide, frike nga e verteta dhe nga humbja e pushtetit, instinktet e diktatures, nje propagande te rrezikeshme, qe nuk njeh kufi ne monstrozitetin e saj, qe megjithese sot tingellon qesharake, duhet te na kujtoje se ngjarjet mund te perseriten…!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura