Grupi në moshë të re, ja kapiteni i Anglisë në Botëror

May 23, 2018 | 9:44
SHPËRNDAJE

Garet Sauthgejt ka njoftuar se Herri Kejn do të jetë kapiteni i kombëtares angleze në Botërorin e Rusisë. Sulmuesi 24-vjeçar do të jetë lideri i “Tre Luanëve” në Kupën e tyre të 15-të të Botës që nis muajin e ardhshëm. Bomberi i Totenhemit e ka mbajtur shiritin 4 herë deri më sot, pasi Sauthgejt kishte vendosur deri tani që të bënte rrotacion me shiritin.

Kejn

“Herri ka disa cilësi personale të shkëlqyera. Ai është një profesionist i përpiktë dhe një nga gjërat më të rëndësishme për një kapiten është që ai të vendosë standardin çdo ditë. Ai ka besimin dhe standardet e larta dhe është një mesazh i shkëlqyer për skuadrën që të ketë një kapiten, i cili ka treguar se është e mundur që të bëhet një nga më të mirët në botë”, tha trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura