Gruaja paguan striptiste për të kërcyer në funeralin e burrit të saj (VIDEO)

Apr 15, 2015 | 12:09
SHPËRNDAJE

Një grua në Tajlandë ka paguar dy striptiste për të kërcyer në funderalin e burrit të saj, shkruan ‘The People Online’.

Dy vajza të veshura me të brendshme të zeza kanë shokuar të gjithë në Taichung Funeral Home kur janë shfaqur afër arkivolit të burrit të vdekur duke kërcyer ‘Moves like Jagger’.

Të pranishmit në funderal kanë treguar se Mr.Jin kishte pësuar një atak në zemër, dhe gruaja e tij Jian i ka qëndruar pranë në çdo moment.

Vajzat të njohura si Electrc Flower Car u futën në mes të ceremonisë të veshura me neon dhe janë zhveshur për të performuar.

Ato janë larguar menjëherë pasi një i afërm i të vdekurit ka njofuar policinë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura